Home / Sport / Benitez insiston: Çelsi luan për titull!

Benitez insiston: Çelsi luan për titull!

Rafael Benitez, ndonëse ka rezultatet dhe lojën kundër, vazhdon të insistojë se skuadra e Çelsit është në luftën për titullin kampion. Tekniku spanjoll, i kontestuar ashpër nga tifozët që edhe dje kanë kërkuar në kor kthimin e Di Mateos, bëri deklaratën e bujshme menjëherë pas barazimit 0-0 ndaj Fullhem.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer. Kontrolluam ndeshjen por na duhet të shënojmë gola. Titulli? Pse nuk duhet të besojmë? Ka ende shumë rrugë përpara. Duhet thjesht të ecim para, pasi do të na jepet shansi ynë. A ju kujtohet sezoni i kaluar, kur Siti kryesonte dhe gjithçka dukej e lehtë? Por pastaj atyre iu nevojit medoemos fitorja në ndeshjen e fundit, pasi ky është një turne i gjatë, shumë i gjatë”, tha trajneri spanjoll.
“Çështja kryesore është të kthehemi dhe të fitojmë ndeshje. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, do t’i afrohemi kreut dhe do të kemi mundësi të fitojmë turne. Në momentin që ne fillojmë ta bëjmë një gjë të tillë, edhe vetëbesimi do të kthehet”.
Në fund, ai ka patur një mesazh edhe për të gjithë tifozët që për momentin janë vënë kundër tij dhe shfrytëzojnë çdo moment për ta vërshëllyer apo kontestuar. “Tifozët e kuptojnë që mbështetja e skuadrës dhe trajnerit është mënyra më e mirë për të ecur para dhe për të fituar ndeshjet”, tha Benitez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *