Home / Sport / Benitez parashikon largimin e Lampard dhe Kol

Benitez parashikon largimin e Lampard dhe Kol

Rafel Benitez, trajneri i ri i Çelsit, ka bërë të qartë se Frenk Lampard dhe Eshli Kol do t’i japin lamtumirën klubit londinez në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi shihet si një nga përforcimet më të mundshme të skuadrës franceze të PSZH ndërsa mesfushori shihet si një objektiv i skuadrave kineze dhe atyre amerikane.

I pyetur në konferencë për shtyp nëse mendonte se dy futbollistët do të largoheshin, Benitez ka shpjeguar arsyen pse e sheh një gjë të tillë të ndodhë.
“Mendoj se po. Nuk kam informacione të plota dhe nuk do të ishte e drejtë të vendosja unë, pasi jam këtu vetëm për 7 muajt e ardhshëm. Por në rastin në fjalë mendoj se është kështu, ata do të largohen”.
Spanjolli bëri të qartë se nuk kishte asnjë lloj problemi të punonte për një pronar kërkues si Abramoviç, duke thënë se ishte shumë më e lehtë sesa të punoje për dyshen amerikane Xhilet-Hiks te Liverpuli.
“Prioriteti i pronarit ishte nëse jam një trajner i mirë, nëse lojtarët më kuptojnë dhe nëse do të krijojmë një skuadër fituese. Abramoviç ishte shumë i lumtur me gjërat që i kam thënë. Nëse ke besim në vetvete dhe mund të shpjegohesh, çdokush mund të kuptojë atë që ke ndër mend. Do të jetë më e lehtë se te Liverpul, ku dy pronarët nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin”, tha trajneri spanjoll.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *