Home / Sport / Berisha krahun në gjips

Berisha krahun në gjips

“Po, prej të hënën kam krahun në gjips dhe për momentin nuk jam në gjendje për të ushturar me 100 % të mundësive të mija. Sigurisht se lëndimi erdhi pas asaj ndeshje të vështirë me Metalurgun, por jam i lumtur që në fund ekipi mori tre pikët. Deri të premten do të jem kështu, ndërsa pasi të hjek gjipsin, besoj se do jem i gatshëm për ndeshjen me Bregallnicën”, shprehet Sedat Berisha.

Mbrojtësi i Shkëndijës Sedat Berisha ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të ‘kuqezinjëve’ në ‘derbin’ e fituar me Metalurgun, duke sakrifikuar gjithçka në momentet kur kundërshtari me 9-të futbollistë shtypte tetovarët në kërkim të barazimit. Dhe gjithë ky angazhim i mbrojtësit shkupjan ka edhe çmimin e vet, pasi Berisha në një moment dëmtoi krahun, ndërsa pas ndeshjes mjekët kanë futur në gjips krahun e lënduar, duke mos dashur të rrezikojnë gjendja të rëndohet. “Po, prej të hënën kam krahun në gjips dhe për momentin nuk jam në gjendje për të ushturar me 100 % të mundësive të mija. Sigurisht se lëndimi erdhi pas asaj ndeshje të vështirë me Metalurgun, por jam i lumtur që në fund ekipi mori tre pikët. Deri të premten do të jem kështu, ndërsa pasi të hjek gjipsin, besoj se do jem i gatshëm për ndeshjen me Bregallnicën”, shprehet Sedat Berisha, i cili beson se Shkëndija do të vazhdojë me seri të re të fitoreve. “Humbja nga Horizonti na hodhi pak nga ritmi, por reaguam mirë me fitoren ndaj Metalurgun. Tani besoj në vazhdim të serisë së fitoreve, ashtu si që bëmë para humbjes me Horizontin. Bregallnica ka ekip cilësor, ne i respektojmë ata, por kësaj rradhe nuk kanë çka kërkojnë në Tetovë. Tre pikët mbesin në saldon tonë”, porositi mbrojtësi shtatëlartë, Sedat Berisha.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *