Home / Lajme / Maqedoni / BFI uron Vitin e ri Hixhri 1434

BFI uron Vitin e ri Hixhri 1434

Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, Viti i Ri, Hixhri 1434 është më 15.11.2012 ( e enjte).

MAQEDONI 14 Nëntor – Hixhreti është shpërngulja e Muhamedit a.s prej Meke në Medine, një ngjarje dhe momentë i veçantë për muslimanët dhe mbarë njerëzimin. Për të gjithë Ne, kjo ngjarje dhe sakrificë madhështore e Muhamedit a.s dhe atyre që ndoqën rrugën e pastër të Islamit, dhashtë Allahu që të luan rol pozitiv te ne dhe në shoqërinë Islame.

“Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1434, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët në vendin tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që ky vit dhe të tjerët në vijim të jenë të konkretizuar me suksese të shumta, të jenë të paharruar pozitivisht në kujtesat e Juaja, t’ju ndjek fati i mirë, të keni shëndet, mbarësi e bereqet në familje dhe të sillemi me plotë përkushtim ndaj porosive të All-llahut xh.sh. prej të cilit kërkojmë që t’na bekojë. Na qoftë për hajr Viti i Ri Hixhri 1434!”, thuhet në urimin e Reis ul-Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *