Home / Lajme / Maqedoni / Bllokatorët presin pëlqim nga MPB-ja

Bllokatorët presin pëlqim nga MPB-ja

14 nëntor-“Gati për tre javë është ndërprerë funskionimi i “bllokatorëve” pasi që Ministria e Punëve të Brendëshme ka kërkuar nga Komuna e Tetovës që ëpr këtë shërbim ata të dërgojnë një këkresë deri te kjo ministri. Komuna e Tetovës i ka bërë të gjitha kërkesat e nevojshme dhe tashmë është duke pritur pëlqim nga ana e MPB-së për funskionimin e Bllokatorëve” tha Faton Murseli, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Urim Hasipi

Gati se tre javë është ndalur aksioni “Bllokatorët” që u fillua nga ana e komunës së Tetovës që ishte adresuar për bllokimin e makinave të cilat ishin të parkuara në vende të gabuara.

Aksioni ka zgjatur vetëm një muaj dhe është ndërprerë përkohësisht, ndërsa sqarimi i komunës është se Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë duhet që të mer përlqim nga Ministria e Punëve të Brendëshme se kush është kompetent për vendosjen e bllokatorëve.

Pas ndërprerjes tani nuk dihet se ky aksion a do të vazhdojë apo do të ndëpritet ndërsa edhe komuna edhe SPB-ja presin përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Konfirmimi për ndërprerjen e të njejtit vjen nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

“Para do kohe, janë ndërprerë aktivitetet të ndërlidhura me vendosjen e të ashtuqajturave “bllokatorë” të rrotave për automjetet e parkuara gabimisht në rajonin qendror të Tetovës.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë tashmë ka kërkuar mendim dhe rekomandim nga Ministria e Punëve të Brendëshme në lidhje me këtë aktivitet dhe pas marrjes së përgjigjes do të dihet se a dhe kur do të vazhdojë vendosja e bllokatorëve nëse vazhdohet si praktikë. Pra, jemi duke pritur mendimin profesional nga MPB-ja”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Lajmin për mosfunksionimin e aksionit “Bllokatorët” e kanë konfirmuar edhe në komunën e Tetovës, institucion ky që e filloi.

Nga komuna e Tetovës pohojnë se aksioni është ndaluar por përkohësisht deri sa të vjen pëlqimi nga Ministria e Punëve të Brendëshme.

“Gati për tre javë është ndërprerë funskionimi i “bllokatorëve” pasi që Ministria e Punëve të Brendëshme ka kërkuar nga Komuna e Tetovës që ëpr këtë shërbim ata të dërgojnë një këkresë deri te kjo ministri. Komuna e Tetovës i ka bërë të gjitha kërkesat e nevojshme dhe tashmë është duke pritur pëlqim nga ana e MPB-së për funskionimin e Bllokatorëve” tha Faton Murseli, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Ndryshe, kur filloi aksioni “bllokatorët” në Tetovë, komuna gjegjësisht udhëheqësit e Sektorit për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore u shprehen se i njejti është përkrahur edhe nga ana e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, të cilët gjatë kohës sa ishte funskional ky shërbim kanë asistuar. Autoritetet e komunës së Tetovës në shtator të këtij viti filluan aksionin “Bllokatorët” me qëllim të vendosjes së rregullës në komunikacion.

Sipas komunës qëllimi i këtij aksioni nuk ishte që të dënohen qytetarët, por të vendoset një rend në komunikacion. Ndërkohë që në përfundim e sipër janë përgatitjet për parkimin zonal , ku në kuadër të kësaj do të funskionojë shërbimi i bllokatorëve dhe për këtë shërbim nuk do të duhet të meret pëlqim nga MPB-ja.
www.tvkoha.tv

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *