Home / Sport / Boks, Tetova priti xhiron e pestë

Boks, Tetova priti xhiron e pestë

“Ne jemi munduar që të bëjmë organizim sa më të mirë dhe në bazë të asaj që u pa, ne më së shumti jemi të dëshpruar me klubet që nuk erdhën të marrin pjesë në këtë xhiro, për arsye të panjohura. Disa për arsye teknike, disa për arsye finansiare. Mirëpo do të ishte mirë për të mirën e boksit në Maqedoni, që të gjitha klubet sa janë, 11-të klubet në Ligën e Parë të Maqedonisë, që t’i përkushtohen boksit dhe në të ardhmen të marrin pjesë dhe të garojnë”, deklaroi presidenti i KB Shkëndija, Jusuf Hashimi.

Fundjavën që lamë pas në program ishte xhiroja e pestë e kampionatit shtetëror ekipor të boksit në Maqedoni, i cili u zhvillua në qytetin e Tetovës. Megjithse kishte disa meçe interesante dhe paraqitjeve të mira të boksierëve të rrinjë, ky eveniment mbeti më i varfër falë jokorektësisë së klubeve që nuk morën pjesë. Nga 11-të klube anëtare të Ligës së Parë, në xhiron e pestë morën pjesë vetëm 5 prej tyre, me Shkëndijën si organizatore dhe Bargallën, Shkupin, Ohrin dhe Cairin që kishin garues të tyre. Në kushte të këtilla, u zhvilluan vetëm katër lufta zyrtare, ndërsa kishte paraqitje interesante reviale ndërmjet garuesve të rrinjë, ku spikatën ata nga Struga. Në luftat zyrtare, në kategori të kadetëve deri në 57 kg.Adil Bajrami nga KB Shkupi, mundi 3:0 garuesin e Bargallës, Rexhep Jasharov. Dueli i dytë në kategori të kadetëve deri në 66 kg. solli përballje të shkëlqyeshme të Karaman Alijas së Shkëndijës me Ruzhdi Rexhepin e Shkupit, në të cilën fitues doli Alija me rezultat 3:0. Në kategori të seniorëve deri në 64 kg Martin Aleksov i Bargallës u mund 0:3 nga Sasho Leskarovski i Ohrit në një duel jashtëzakonisht kualitativ. Përballja e fundit ishte në kategorinë e seniorëve deri në 69 kg kur Bojan Ristevski i Ohrit mundi bindshëm 3:0 Muhamed Kadrievin e Bargallës.
“Ne jemi munduar që të bëjmë organizim sa më të mirë dhe në bazë të asaj që u pa, ne më së shumti jemi të dëshpruar me klubet që nuk erdhën të marrin pjesë në këtë xhiro, për arsye të panjohura. Disa për arsye teknike, disa për arsye finansiare. Mirëpo do të ishte mirë për të mirën e boksit në Maqedoni, që të gjitha klubet sa janë, 11-të klubet në Ligën e Parë të Maqedonisë, që t’i përkushtohen boksit dhe në të ardhmen të marrin pjesë dhe të garojnë”, deklaroi presidenti i KB Shkëndija, Jusuf Hashimi. “Pamë disa lufta të mira, duke patur parasysh se për fat të keq disa klube të caktuara nuk erdhën në këtë xhiro dhe publiku tetovar mbeti më i varfër për boks. Megjithatë edhe pse u zhvilluan vetëm katër lufta zyrtare, kishte disa momente të mira, lufta të mira. Posaçërisht luftat ndërmjet Martin Aleksovskit, kandidat potencial për në kombëtaren e Maqedonisë dhe Sasho Nestorovski, gjithashtu kandidat për kombëtaren, të cilët janë edhe kandidatë për pjesëmarje fundjavën e ardhshme në ‘Gongun e Artë’. Mendoj se edhe lufta ndërmjet Kadrievit dhe Bojan Ristevskit, gjithashtu ishte një luftë dramatike, me shumë goditje, pas së cilave Ristevski ishte më i suksesshëm. Vlerësoj se me këtë xhiroja pestë përfundoi me sukses nga ana e organizatorit, KB Shkëndija, si dhe qytetit të Tetovës”, u shpreh seleksionuesi i kombëtares së boksit të Maqedonis dhe trajner i KB Bargalla, Petre Çurlinovski. “Kualiteti ishte shumë i mirë, patëm këtu nxënës të mirë, posaçrisht kadetë, junior dhe senior. Gjithashtu kishim shumë nxënës nga ekipi i Fatlum Zhutës, pionerë që kanë garuar në 7-të lufta. Për ne ishte kënaqësi të marrin pjesë aq nxënës si që kishim këtu. Jam tepër i kënaqur me kualitetin e nxënësve të mi, por edhe me kualitetin e nxënësve të klubeve tjera”, përfundoi Halim Abazi, trajner i KB Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *