Home / Lajme / Rajon / Braçe mbron Limaj, akuzon PDK-në

Braçe mbron Limaj, akuzon PDK-në

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Erjon Braçe i ka dalë në mbrojtje deputetit që po mbahet në paraburgim, Fatmir Limajt. Ai ka shkruar në facebook se po e mbron atë për shkak të luftës së UÇK-së.

“Për Fatmir Limajn ministër as që do e merrja mundimin të shkruaja dhe nuk do e vija dorën në zjarr. Pushteti të konsumon domosdoshmërisht Por për Fatmir Limajn, luftëtar e komandant i UÇK-së, natyrisht që e kam detyrim” ka shkruar Braçe.

Ai ka akuzuar po ashtu PDK-në duke aluduar se kjo akuzë ndaj Limajt ka ardhur për shkak të konkurrencës në këtë parti meqë po mbahen zgjedhjet e brendshme të përgjithshme, transmeton portali Indeksonline.

“Kam një mesazh për ata politikanë në Prishtinë që po udhëheqin këtë “betejë”: nuk po bëni pis Fatmir Limajn por luftën e UÇK! Zgjedhjet brenda jush mund t’i fitoni edhe ndryshe, duke konkurruar!” shkruan ai.

Sipas tij, Kosova po keqqeveriset keq dhe ka degraduar si Shqipëria. Po ashtu ka cekur se në të dyja vendet po deformohen dhe përdoren institucionet sipas nevojës së pushtetit e pushtetmbajtësve- po njësoj. (INA)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *