Home / Sport / Brazilianët duan Guardiolën në kombëtare

Brazilianët duan Guardiolën në kombëtare

Pep Guardiola është zyrtarisht një kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares braziliane të futbollit dhe sipas mediave braziliane, është gati të pranojë këtë ofertë.

Gazeta braziliane “Lance!” ka bërë të ditur se trajneri spanjoll është i mahnitur nga ideja për të drejtuar Brazilin, aq sa u ka treguar miqve të tij se është gati të pranojë që tani këtë detyrë, ndonëse menaxheri i tij vetëm një ditë më parë kishte deklaruar se trajneri do të priste janarin ose shkurtin për të filluar kërkimin për një skuadër tjetër.
“E vetmja skuadër në botë që do të fillonte të drejtonte që nesër është Brazili dhe nëse do të drejtonte këtë kombëtare, do ta shpallte kampione bote”, është deklarata që ka bërë një person i afërt me Guardiolën në gazetën braziliane.
Rrjeti i njohur sportiv amerikan, ESPN, ka bërë një sondazh mbi atë që do të preferonin brazilianët si trajnerin e tyre dhe Guardiola fiton me diferencë të dukshme ndaj ndjekësve.
Në këtë sondazh, Guardiola ka marrë 42% të votave, duke lënë pas Skolarin me 17% dhe Ramajho me 15%. Duket se këta dy të fundit janë kandidatët më të fortë që ka për pankinën e kësaj përfaqësueseje, pasi edhe vetë tifozët brazilianë janë kundër idesë së emërimit në këtë post të një trajneri tjetër si Santana, Tite, Parreira apo Dunga.
Fakti që Guardiola ka premtuar se do të qëndrojë pushim të paktën deri në janar apo shkurt është arsyeja kryesore pse Federata Braziliane ka vendosur të shtyjë në vitin 2013 emërimin e pasardhësit të Mano Menezes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *