Home / Sport / Bruklin fiton pas një zënke në Boston

Bruklin fiton pas një zënke në Boston

Ndeshja mes Boston dhe Bruklin ka dhuruar një situatë aspak të këndshme në NBA, ku zakonisht ekziston fryma e fair-play dhe nuk shihen shpesh skena dhune mes lojtarëve. Gjithçka ka ndodhur në fillimin e pjesës së dytë të takimit të fituar nga Bruklin me rezultatin 95-83.

Hamfris ka bërë një faull josportiv ndaj Kevin Garnet dhe në atë moment, Rondo i nervozuar ka sulmuar kundërshtarin duke e shtyrë me forcë drejt tribunës. Uollas është përfshirë për të mbrojtur shokun e skuadrës dhe këtu ka filluar një zënkë e pakëndshme që ka sjellë përjashtimin e të tre lojtarëve. Pritet që ndëshkimin më të gjatë ta ketë pikërisht Razhan Rondo, i cili është përjashtuar direkt, ndërsa për dy lojtarët e Nets janë dhënë gabime teknike para se të largoheshin nga fusha e lojës.
Kjo fitore ka mbajtur Bruklin në vendin e parë në renditjen e Konferencës së Lindjes, ku ata ndiqen nga “kushërinjtë” e Nju Jork Kniks, të cilët kanë vijuar serinë e fitoreve me triumfin ndaj Miluoki.
Në Konferencën e Perëndimit kanë ardhur fitoret e thuajse të gjitha skuadrave pretendente, si Memfis, San Antonio, Oklahoma e LA Klipërs, me këta të fundit që kanë ndërprerë serinë e 4 humbjeve radhazi. (

Rezultatet
Portland-Uashington 82-84
San Antonio-Orlando 110-89
Sharlot-Atlanta 91-94
Bruklin-Boston 95-83
Feniks-Detroit 77-117
Dallas-Çikago 78-101
Utah-Nju Orlins 96-84
Nju Jork-Miluoki 102-88
Toronto-Memfis 82-103
Hjuston-Oklahoma 98-120

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *