Home / Lajme / Maqedoni / Bullgaria tre kushte për Maqedoninë

Bullgaria tre kushte për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolaj Mladenov, i ka propozuar homologut të tij nga Maqedonia, Nikola Poposki, tre hapa për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si kusht që Sofja zyrtare të mbështesë integrimin e vendit tonë në BE.

Kushti i parë, siç i shkruan Mladenov Popovskit, është që Maqedonia të nënshkruajë një marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, e cila do të bazohet në Deklaratën e nënshkruar më 1999 mes dy vendeve dhe që do të ishte në bazë të standardeve më të larta.

Hapi i dytë, do të ishte ndërtimi i infrastrukturës së domosdoshme për një bashkëpunim më të fortë dhe në suaza të kësaj, formimi i grupeve të përbashkëta të punës për përmirësimin e raporteve në sferat kyçe.

I treti me radhë, është kushti për formimin e një këshilli në nivel të lartë në formë të takimeve ndërqeveritare vjetore.

-Nëse garantohet përmbushja e (tre) propozimeve, kjo do të siguronte mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë në BE, ka shkruar Mladenov.

-Bullgaria ka mbështetur Maqedoninë që nga pavarësimi i saj, por raportet bilaterale nuk janë në nivelin e duhur për dy shtete aq shumë të lidhura, vijon më tej letra e kryediplomatit bullgar, në të cilën shprehet pakënaqësi edhe nga “veprimet dhe retorika antibullgare në Maqedoni”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *