Home / Lajme / Maqedoni / Bullgaria vendosi tre kushte për mbështetjen e Maqedonisë

Bullgaria vendosi tre kushte për mbështetjen e Maqedonisë

29 nëntor-“Nëse garantohet përmbushja e propozimeve, kjo do ta sigurojë mbështetjen nga Bullgaria për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE” thekson Mladenov në letrën.

Shefi i diplomacisë bullgare Nikolaj Mladenov në letrën dërguar ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki propozon tre hapa për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, si kusht që Bullgaria ta mbështetë integrimin e Maqedonisë në BE.

Kushti i parë që e propozon Mladenov është të nënshkruhet marrëveshje për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim, e cila do të jetë sipas standardeve më të larta evropiane dhe do të bazohet në Deklaratën që në vitin 1999 e lidhën të dy vendet. Hapi i dytë do të ishte ndërtim i infrastrukturave të domosdoshme për bashkëpunim të përforcuar, si dhe krijimi i grupeve të përbashkëta të punës për përmirësimin e marrëdhënieve në sferat kyçe. Së treti Sofja propozon formimin e këshilli të nivelit të lartë në formë të takimeve vjetore ndërqeveritare.

“Nëse garantohet përmbushja e propozimeve, kjo do ta sigurojë mbështetjen nga Bullgaria për integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE” thekson Mladenov në letrën.

Gjithashtu thekson se që nga pavarësimi i Maqedonisë i mbështet përpjekjet e saj për integrim euroatlantik, por se në vitet e fundit marrëdhëniet bilaterale nuk janë në nivel të përshtatshëm për dy vende aq të afërta dhe të ndërlidhura reciprokisht. Mladenov shpreh pakënaqësinë nga “veprimet antibullgare dhe retorikën në Maqedoni”, të cilat, siç theksohet ” kanë për qëllim ta theksojnë atë që i ndanë, e jo që i bashkon të dy vendet”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *