Home / Lajme / Rajon / Çeku: Do të festojmë lirimin e Haradinajt

Çeku: Do të festojmë lirimin e Haradinajt

Tribunali i Hagës me 29 nëntor do të marrë vendim për Ramush Haradinajn, Lah Ibrahimajn dhe Idriz Balajn.

Hagë, 18 nëntor – Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, prandaj në Kosovë presin përsëritjen e vendimit të parë, pafajësinë e tij dhe bashkëluftëtarëve.

Ministri i Ministrisë së FSK-së dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, është i bindur se kosovarët do të festojnë më 29 nëntor lirimin e Haradinajt ashtu siç festuan kroatët lirimin e gjeneralëve Ante Gotovina dhe Mladen Markac.

“Çdo vendim tjetër do të jetë i padrejtë”, ka thënë Çeku për RTK.

Edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, beson se Ramush Haradinaj më 29 nëntor do të vijë në Kosovë i lirë. “Ai do të jetë në Kosovë, i lirë si çdo qytetar i Kosovës që ka kontribuar për lirinë e vendit”, ka thënë Isufi për Televizionin publik të Kosovës.

HIsh-bashkëluftëtarët e komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, besojnë se ish-kryeministri do të shpallet i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Haradinaj më 3 prill 2008, pas një procesi 3-vjeçar ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha aktakuzat nga Gjykata Penale e Hagës. Kurse më 21 korrik 2010, Tribunali i Hagës për të parën herë pas 17 vjet të themelimit, mori vendimin e parë kur vendosi për rigjykim të pjesshëm të Haradinajt, edhe pse ky i fundit ishte shpallur me unanimitet i pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *