Home / Sport / Champions, kualifikohen thuajse të gjithë ekipet e mëdha

Champions, kualifikohen thuajse të gjithë ekipet e mëdha

Mbrëmja e të mërkurës në Ligën e Kampioneve ka konfirmuar kualifikimin e skuadrave të mëdha, ashtu siç pritej, pasi kanë kaluar turin ekipet elitare, të cilat do të diskutojnë në ndeshjet e fundit vetëm pozicionin që do të mbajnë në grup.

Kampioni i Anglisë, ekipi i pronarëve arabë, me përforcime të shumta, nuk ia doli të plasohet për në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve të Evropës, pasi sonte në Manchester luajti baras 1:1 me Real Madridin.

Manchester City nuk ia doli të fitojë ndeshjen para publikut të vet me gjithë një penallti të dhuruar dhe me një lojtar më shumë në fushë (për shkak të përjashtimit të Arbeloas) në 15 minutat e fundit. Me gjithsej 3 pikë të fituara nga pesë ndeshje në fazën grupore, City madje nuk është i sigurt nëse do të “bie” në Ligën e Evropës.

Pos Real Madridit, plasmanin në fazën e mëtejshme të Ligës së kampionëve sonte e siguruan edhe Borussia Dortmund, e cila mposhti Ajaxin në Amsterdam me 4:1, sikundër edhe ekipi tjetër gjerman, Schalke, i cili bashkë me Arsenalin e Londrës kalojnë në fazën e ardhshme, pavarësisht rezultateve që i arrijnë në ndeshjet e xhiros së ardhshme pas dy javëve.

Kualifikimin e siguruan sonte edhe Porto dhe Paris SG nga grupi A, si dhe Malaga e Milan në grupin C.

Rezultatet:
Dynamo Kyiv 0 – 2 Paris S.G.
FC Porto 3 – 0 Dinamo Zagreb
Arsenal 2 – 0 Montpellier
Schalke 1 – 0 Olympiakos Piraeus
Zenit 2 – 2 Malaga
Anderlecht 1 – 3 AC Milan
Ajax 1 – 4 Borussia Dort.
Manchester C. 1 – 1 Real Madrid

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *