Home / Sport / Champions League, përplasjet e të mëdhenjve

Champions League, përplasjet e të mëdhenjve

Borusia Dortmundit është një pretendente për të fituar Champions League-n ka thënë Hose Mourinjo një ditë përpara përballjes me gjermanët.

Dy javë më parë Borusia arriti të fitojë 2-1 përball Realit në shtëpinë e saj, duke treguar se tashmë ekipi i drejtuar nga Jurgen Klop është i gatshëm për të luftuar edhe për trofeun. Skuadra e Mourinjso vjen në këtë ndeshje pas fitores së thellë 4-0 me Saragozën, megjithatë portugezi nuk ishte i kënaqur nga loja.

Portugezi beson se grupi D është nga më të fortët e champions leagues ndërkohë që është i bindur se në mbërmjen e sotme do të arrij të marrë tre pikët. Debutuesit e Malagas janë pranë kualifikimit të fazës tjetër të kësaj veprimtarie pasi kanë arritur të mundin në fushën e tyre Milanin.

Në mbrëmjen e sotme skuadra e Manuel Pelegrinit do të zbresë në San Siro me synimin për të mbajtur një barazim sipas trjanerit të spanjollëve. Milani vjen në këtë ndeshje me moralin e lartë të fitores 5-1 ndaj Kievos fundjavën e shkuar, ndërkohë që ndodhet në vendin e dytë në grup në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjesh.

Një tjetër skuadër e madhe në letës, Manchester Siti, ka treguar vështirësi dhe rrezikon shumë por të mos thënë që e ka të pamundur kualifikimin në Champions League. Në ndeshjen e dy javëve më parë ata u mundën 3-1 nga Ajaksi. Në mbrëmjen e sotme ata prasin holandezët dhe trajneri Mancini i ka kërkuar skuadrës të ketë më shumë respekt për kundërshtarët.

Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje, italiani theksoi se Manchester Siti, pavarësisht emrave të mëdhej në përbërje n, nuk është gati të fitojë Champions-in. Një tjetër humbje dhe Siti është përfundimisht jashtë kësaj veprimtarie që në fazën e grupeve.

Një tjetër përballje interesante e mbrëmjes së sotme është ajo mes Shalkes dhe Arsenalit të Arsen Venger. SKuadra e Topcinjve e humbi kryesimin e grupit B dy javë më parë ku u mundën në stadiumin e tyre në Anfilld nga gjermanët e shalkes me rezultatin 2-0. Ky nuk është një moment i mirë që po kalon skuadra e Vengerit e cila u mund edhe në kampionat në javën e fundit 2-1 nga Manchester Siti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *