Home / Lajme / Maqedoni / ÇIFTI NGA MAQEDONIA KAPET ME 15.5 KG DROGË

ÇIFTI NGA MAQEDONIA KAPET ME 15.5 KG DROGË

Një çift martesor nga Maqedonia është arrestuar nga policia malazeze në vendkalimin kufitar Sukobin – Muriçani pasi në automjetin e tyre janë gjetur 15.5 kilogramë drogë të llojit “skank”, lajmëruan mediumet malazeze.

Droga, sipas deklaratave të policisë malazeze, ishte e pastër dhe më e fuqishme se marihuana dhe ka pasur përqindje më të madhe të substancave psikoaktive.

Automjetin sipas MPB-së malazeze e ka vozitur 33 vjeçari S.V, ndërsa me të ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij 30 vjeçare.

Droga gjoja ka qenë e blerë në Shqipëri, ndërsa sipas vlerësimeve të para një kilogram e kësaj droge kushton rreth dy mijë euro

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *