Home / Lajme / Rajon / Clinton: E lumtur që jam për 100 vjetorin, SHBA gjithmonë me ju

Clinton: E lumtur që jam për 100 vjetorin, SHBA gjithmonë me ju

1 nëntor-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë të jenë partner dhe miku juaj, ndërsa ju keni vazhduar të bëni progres, të konsolidoni demokracinë, të hapni ekonominë e të krijoni mundësi për të gjithë popullin tuaj. Ne ju urojmë përzemërsisht për 100 vitet e para dhe presim të çojmë përpara bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e ardhshme”, deklaroi sot sekretarja amerikane në fillim të takimit me kryeministrin Sali Berishën.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton sot në Tiranë deklaroi se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë të jenë partner dhe miku juaj, ndërsa ju keni vazhduar të bëni progres, të konsolidoni demokracinë, të hapni ekonominë e të krijoni mundësi për të gjithë popullin tuaj. Ne ju urojmë përzemërsisht për 100 vitet e para dhe presim të çojmë përpara bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e ardhshme”, deklaroi sot sekretarja amerikane në fillim të takimit me kryeministrin Sali Berishën.

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.

Klinton mbërriti në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, pak pas orës 10.30 minuta, ndërsa agjenda e saj parasheh qëndrimin për vetëm katër orë në Shqipëri. Sekretarja amerikane u prit në aeroport nga ministri i jashtëm Edmond Panariti. Ajo më pas ka zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani.

Agjenda ka vijuar me një fjalim në Parlamentin shqiptarë, ku kanë marrë pjesë tërë spektri politik dhe kryesuesit e institucioneve shqiptare.

Clinton pati ndalesën e fundit në hotel Sheraton, në një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane, që ishte takimi i fundit i saj në Tiranë në kuadër të një turneu në Ballkan.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *