Home / Lajme / Maqedoni / Çmimi ‘Shqiponja e Artë’ i akordohet ministrit Saraçini

Çmimi ‘Shqiponja e Artë’ i akordohet ministrit Saraçini

Ministri i Ekonomisë Valon Saraҫini sot nё Tiranё ёshtё dekoruar me ҫmimin “Shqiponja e Artё” pёr merita tё veҫanta nё thellimin e bashkёpunimit ekonomik mes Maqedonisё dhe Shqipёrisё.

Tiranë, 26 Nëntor – Mirёnjohja, Saraҫinit iu nda gjatё hapjes zyrtare tё edicionit tё 19-tё tё Panairit ndёrkombёtar Klik-Ekspo nё Tiranё, nё të cilin pёr herё tё parё marrin pjesё edhe kompani nga Maqedonia.

Panairi u hap nga ana e kryeministrit shqiptar z.Sali Berisha, në prani të zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të ekonomisë Edmond Haxhinasto, dy zëvendëskryeministrave të Kosovës Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari Lila, ministrit tё Transportit dhe Lidhjeve të Shqipërisë, Sokol Olldashi dhe kryebashkiakut tё Tiranës, Lulzim Basha.

Ministri Saraçini tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ekonomi të vogla, por të hapura për vendet e Bashkimit Evropian, duke pasur parasysh se 60 për qind e eksporteve të të gjitha vendeve në rajon janё me vendet e BE-së.

“Vendet tona janë direkt të varura nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Evropian dhe ajo qё vendet nga Ballkani Perёndimor duhet tё bёjnё, sipas mendimit tim ёshtё tё formojnë një lloj të Unionit ekonomik ballkanik, sipas modelit nga vendet nordike dhe baltike, lidhje ekonomike kёto qё rezultuam me tejkalimin me sukses tё pasojave qё la kriza nё eurozonё”, tha Saraҫini.

Me bashkëpunim të ngushtë ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor tё gjitha vendet e Ballkanit Perёndimor do të përshpejtojnë integrimin në Bashkimin Evropian, shtoi Saraçini.

Ministri Saraҫini ishte mes dhjetё laureatёve qё morёn ҫmimin “Shqiponja e Artё”, mes tё cilёve kryeministri shqiptar Sali Berisha, zv/ kryeministrat kosovarё Pacolli e Kusari-Lila, ministri shqiptar i ekonomisё Haxhinasto, ministri i transporteve Sokol Olldashi dhe Kryebashkiaku i Tiranёs Lulzim Basha.

Ndarjen e ҫmimit “Shqiponja e Artё” Panairi Click-Ekspo në Tiranë e bёri pёr nder tё 100-vjetorit tё Pavarёsisё sё Shtetit Shqiptar.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *