Home / Lajme / Rajon / Dauti: AAK-ja në qeveri edhe pa Ramushin kryeministër

Dauti: AAK-ja në qeveri edhe pa Ramushin kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Duat Haradinaj ka thënë se me kthimin e Ramush Hardinajt do të ndryshojë skena politike në vend.

Prishtinë, 18 nëntor – Ndonëse vazhdon të insistojë se AAK-ja do të hyjë në Qeveri vetëm me Ramushin kryeministër, ai në një rast thotë se mund të mos jetë ky kushti, pasi që kjo varet prej kalkulimeve që mund të bëhen. Ai thotë që AAK-ja i ndihmon Qeverisë së Kosovës në raport me bisedimet me Serbinë, por jo edhe në fusha të tjera, ndërsa nuk beson që Qeveria e Kosovës do të bëjë kompromise për veriun e vendit.

“Politika është formë e menaxhimit, nuk do të thotë që vetëm Ramushi kryeministër edhe dikujt tjetër t’i mohohet e drejta, por në rast se do të ketë një kompromis, një parti fituese e zgjedhjeve, atëherë edhe kjo do të mund të ndodh, sepse ka edhe oferta të tjera. Por, edhe njëherë po e përsëriti akoma është herët që të flasim për një koalicion të mundshëm përderisa elementi ose personazhi kryesor nuk është në lojë. Ne duhet të presim datën 29, duhet të presim kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë dhe qëndrimet e tij do të jenë publike “, ka thënë Daut Haradinaj në një intervistë për Kosovapress.

Se AAK-ja po pret lirimin e Ramush Haradinajt për të shqyrtuar këtë mundësi e thotë edhe vet Dauti, sipas të cilit me lirimin e Ramshit nga Haga skena politike në Kosovë do të ndryshojë.

“Nuk dua me spekuluar, por gjithsesi skena do të ndryshoj në Kosovë pas kthimit të Ramush Haradinaj dhe duhet të i japim kohë kësaj teme dhe të shohim”, ka thënë ai.

Një kusht ka dal nga zyrtarët e kësaj partie që nuk do të hyjë në Qeveri me njerëzit e SHIK-ut, por sipas Haradinajt me këtë gjë duhet merren organet e drejtësisë dhe jo politikanët.

“Unë mendoj që përgjigjen duhet të japin organet gjegjëse, jo politikanët. Politikanët kanë për detyrë të ngrisin një çështje të rëndësishme dhe ajo çështje është ngritur me një shpejtësi të dritës nëse mund të quaj ashtu dhe unë shpresoj që SHIK-u nuk është aktiv e kam quajtur kriminal i financuar nga krimi dhe mendoj që ka bërë aktivitete kriminale. Por këto nuk janë përgjegjësitë e mia, me këtë temë duhet të merret drejtësia”, ka deklaruar deputeti Haradinaj.

Ndonëse është parë shpeshherë që AAK të mbështet Qeverinë e Kosovës, për deputetin Haradinaj kjo është bërë në raport me bisedimet me Serbinë, por edhe për çështje të tjera.

“E vërteta është që ne kemi votuar në favor të ofertave qeveritare, por përfundimisht ka edhe raste, kur nuk jemi pajtuar. Si aleancë kemi menduar të jemi konstruktiv në këto rrethana të cilat janë shumë të rëndësishme për Kosovë, edhe aq më tepër kemi të bëjmë me një palë kundërshtare me quajtur ashtu Serbinë që po vazhdon të jetë kërcënim serioz për Kosovën. Arsyeja e vetme ka qenë që ne të jemi unik në disa qëndrime në raport me palën tjetër. Ndërsa brenda për brenda si parti opozitare nuk është që jemi pajtuar me qeverinë ose që jemi afruar, por ka pas gjëra të drejta që me i përkrah”, ka potencuar ai.

Madje, ai beson që ekzekutivi i vendit nuk do të largohet nga qëndrimi që ka dhënë dhe nuk do të bëjë kompromise për veriun e vendit.

“Unë nuk besoj që Qeveria e Kosovës do të largohet nga qëndrimet publike dhe nga pakoja e Ahtisarit, edhe pse pakoja e Ahtisaarit ju jep shumë përgjegjësi strukturave legale serbe në atë pjesë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm të i rrisim investimet në veri dhe ne duhet të bëjmë ftesë publike që ata qytetar të jetojnë lirshëm të ndien Prishtinën si kryeqytet të tyre dhe pajtohen me realitetin e ri që Serbia e ka humbur Kosovën njëherë e përgjithmonë”, tha ai.

Për të, festa e 28 nëntorit është një ngjarje e madhe e kombit shqiptar, por jo vetëm kaq pasi që në këtë datë Haradinaj, së bashku me shokët e tij kanë dal edhe publikisht me uniformën e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *