Home / Lajme / Maqedoni / Dënime rigoroze për transportuesit ilegalë me marrje të përhershme të automjeteve

Dënime rigoroze për transportuesit ilegalë me marrje të përhershme të automjeteve

1 nëntor-Propozim-ligji parashikon masa të cilat u deidkohen edhe kontrollit në transportin publik urban. Në qoftë se kontrollorët konfirmojnë se udhëtari nuk ka biletë për transport publik, do të dorëzojnë propozim për vendosje të procedurës kundërvajtëse deri te organi kompetent inspektues.

Dënime rigoroze me marrje të përhershme dhe afatgjate të automjeteve të transportuesve të cilët në komunikacionin rrugor do të kryejnë transport pa licencë dhe leje për orarin e vozitjes, obligim që stacionet e autobusëve të vendosin sistem elektronik për dhënie të biletave, bileta falas për persona me invaliditet trupor deri në 90 për qind.

Këto janë një pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, që i prezantoi sot në konferencën për shtyp ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, të miratuara nga Qeveria në seancën e fundit.

Për transportim pa licencë për transportuesin ose pa certifikatë nga licenca për automjetin parashihet marrja e përhershme e automjetit dhe gjobë prej 500 eurosh për personin i cili e ka drejtuar. Për periudhë prej gjashtë muaj deri një vit do të merret automjeti për transport pa leje, gjegjësisht nëse transportuesi ka licencë, por qarkullon në relacion për të cilën nuk ka leje. Nëse e përësit kundërvajtjen do t’i pasojë marrje e përhershme e automjetit.

Sipas Janakieskit, me dënimet e reja duhet t’i jepet goditje përfundimtare transportuesve ilegalë.

Për ndryshimet ligjore me të cilat stacionet e autobusëve do të duhet në afat prej një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit të shesin bileta vozitëse përmes sistemit elektronik me pagesë elektronike, sipas Janakieskit, ka pajtueshmëri parimore nga stacionet.

Propozim-ligji parashikon masa të cilat u deidkohen edhe kontrollit në transportin publik urban. Në qoftë se kontrollorët konfirmojnë se udhëtari nuk ka biletë për transport publik, do të dorëzojnë propozim për vendosje të procedurës kundërvajtëse deri te organi kompetent inspektues.

Risi në ligj është edhe ajo që parashihet kryerje e transport të linjave komunale të udhëtarëve me trolejbus, tramvaj ose lloje të tjera të automjeteve në binarë dhe të mund të jetë lëndë e koncesionit ose partneritetit privato-publik nën kushte të parapara me dispozitën me të cilën rregullohet procedura për ndarje të koncesionit ose partneritet privato-publik dhe kushte të konfirmuara nga Këshilli i komunës gjegjësisht Këshilli i qytetit të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *