Home / Lajme / Maqedoni / Deri në shtator të këtij viti në fatkeqësi komunikacioni kanë humbur jetën 100 persona

Deri në shtator të këtij viti në fatkeqësi komunikacioni kanë humbur jetën 100 persona

15 nëntor-Është planifikuar të dielën në Panairin e Shkupit të mbahet tribunë me temë “Efikasiteti i sistemit për intervenim pas fatkeqësisë së komunikacionit, perspektivat dhe funksionaliteti i sistemit 112”. Në shënimin e sivjetëm do të kyçet edhe Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare përmes lutjeve në objektet fetare të Kishës Ortodokse Maqedonase, Bashkësisë Fetare Islame dhe Bashkësisë Fetare Hebraike

Nga janari deri në shtator të këtij viti në fatkeqësi komunikacioni jetën e kanë humbur rreth 100 persona për dallim nga periudha e njejtë e vitit të kaluar kur ka pasur 113 viktima, tregojnë të dhënat statistikore.

Si arsye më të shpeshta të fatkeqësive të komunikacionit potencohen mosrespektimi dhe mosnjohja e rregullave dhe të komunikacionit.

Nga Këshilli republikan për siguri të komunikacionit konsiderojnë se bëhet fjalë për një numër të lartë alarmant, edhe pse nga viti në vit në vend zvogëlohet numri i viktimave në fatkeqësi të komunikacionit. Nga ato arsye, edhe këtë vit me sërë aktivitetesh do ta shënojnë Ditën Botërore për kujtim të viktimave nga fatkeqësitë e komunikacionit.

Është planifikuar të dielën në Panairin e Shkupit të mbahet tribunë me temë “Efikasiteti i sistemit për intervenim pas fatkeqësisë së komunikacionit, perspektivat dhe funksionaliteti i sistemit 112”. Në shënimin e sivjetëm do të kyçet edhe Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare përmes lutjeve në objektet fetare të Kishës Ortodokse Maqedonase, Bashkësisë Fetare Islame dhe Bashkësisë Fetare Hebraike.

“Për numër të madh të fatkeqësive të komunikacionit nevojiten sekonda të pakujdesisë. Shënimi i kësaj dite ka kuptim të madh për shkak të përkujtimit të qytetarëve se të gjitha viktimat kanë mundur që t’i ikin me respektimin e rregullave të komunikacionit. Shpresojmë se me shënimin e kësaj dite vitin e ardhshëm do të kemi më pak viktima”, tha sot në konferencën për shtyp Todor Janev, zëdhënësi i Këshillit republikan për siguri në komunikacion.

Këshilli republikan për sigurim të komunikacionit në rrugët apelon deri te qytetarët që ta respektojnë edhe obligimin ligjor për mbajtjen e pajisjes dimërore në automjetet e cila hyri në fuqi prej sot. Për mosrespektimin e këtij obligimi pason dënim prej 15 euro në kundërvlerë të denarit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *