Home / Lajme / Maqedoni / Digjen dhe hiqen flamuj shqiptarë në rajonin e Tetovës

Digjen dhe hiqen flamuj shqiptarë në rajonin e Tetovës

Mbrëmë dhe sot në mëngjes në rajonin e Tetovës janë hequr dhe djegur flamuj shqiptarë.

Tetovë, 25 Nëntor – Sipas policisë, mbrëmë janë djegur tre flamuj shqiptarë të vendosur në afërsi të fshatit Sedllarcë e Epërme. Ndërsa, në orën 5 të mëngjesit një person i panjohur ka hequr flamurin shqiptarë nga Shtëpia e Kulturës në Tetovë.

Policia informoi se një person i panjohur rreth orës 05.00 të mëngjesit ka hyrë në Shtëpinë e Kulturës dhe ka hequr flamurin. Ai ka refuzuar urdhërinë e ndalimit nga dy policë që po ruanin objektin e kulturës. Ai ka sulmuar policët, duke i shkaktuar një plagë në dorë me thikë, si dhe ka ikur në drejtim të panjohur. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *