Home / Lajme / Maqedoni / Digjet flamuri kombëtar në Strug

Digjet flamuri kombëtar në Strug

Struga e stolisur kuq e zi me rastin e shënimit te 100 vjetorit te shpalljes se Pavarësisë dhe Festes se Flamurit, ka zbardhur ditën e sotme me flamurin e djegur kombëtar ne mes te qytetit, ne Sheshin “Nënë Terezë”, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas informacioneve, djegia e flamurit është vërejtur nga qytetaret kalimtar te rastit rreth orës 9.00 dhe iu është bërë me dije autoriteteve lokale që aktualisht ndodhen për shënimin e 25 nëntorit festes se ngritjes se flamurit ne Elbasan me 1912, nga Aqif Pashë Biçakçiu – Elbasani.
Nga SPB në Ohër, kane deklaruar se nuk kane asnjë njoftim nga zyrtaret e policisë në Strugë.

Sido qe te jetë, djegia e flamurit nuk është vetëm përdhosje e rëndomtë, por duhet ndokush mbajtur edhe përgjegjësi, qofte për mbrojtjen qoftë për përdhosjen e flamurit, sepse ky flamur nuk është individual, por është simbol kombëtar. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *