Home / Lajme / Maqedoni / Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa benzinat për një denar deri 1,5 denarë për litër

Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë, ndërsa benzinat për një denar deri 1,5 denarë për litër

19 nëntor-Çmimi i shitjeve të vogla i EUROSUPER BS-95 rritet për 1,5 denarë për litër dhe tani do të jetë 80 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPERIT BS-98 rritet për një denarë për litër dhe do të shitet për 81,5 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZELIT (D-E V) është 72,5 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 61 denarë për litër.

Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për denarë, deri 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të dizelit rritet për 0,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin kryhet rritja e çmimeve rafinerike dhe shtujes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,6 përkatësisht për 1,12 për qind.

Çmimi i shitjeve të vogla i EUROSUPER BS-95 rritet për 1,5 denarë për litër dhe tani do të jetë 80 denarë për litër. Çmimi i EUROSUPERIT BS-98 rritet për një denarë për litër dhe do të shitet për 81,5 denarë për litër. Çmimi i ri i EURODIZELIT (D-E V) është 72,5 denarë për litër, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 61 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,520 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjeve të vogla të mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 42,937 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimieve të shitjeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja potencojnë për 0,07 për qind çmim mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 1,72 për qind kurs më i lartë i dollarit në raport me denarin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *