Home / Sport / Djali i Messi nënshkruan për Newel’s Old Boys

Djali i Messi nënshkruan për Newel’s Old Boys

Djali i porsalindur i yllit të Barcelonës, Lionel Messi, ka nënshkruar kontratë për klubin argjentinas Newell’s Old Boys, edhe pse është vetëm dy javësh.

Skuadra argjentinase, ku Messi kishte filluar karrierën si fëmijë para se t’i bashkohej Barcelonës, ka marrë foshnjën Thiago si anëtar të klubit.

Newell’s beson se vendimi për të nënshkruar me të do të shpaguhet, duke shpresuar se talenti futbollistik i Messi të jetë trashëguar edhe te vogëlushi i tij.

Foshnja Thiago, kontratën e të cilit e ka nënshkruar gjyshi i tij, është tetë vjet më i ri se sa mosha kur babai i tij iu bashkua klubit në vitin 1995 (si tetëvjeçar).

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *