Home / Lajme / Maqedoni / Djaloshi me plis e kallashnikov që pushtoi mediat

Djaloshi me plis e kallashnikov që pushtoi mediat

Një djalosh i veshur me veshje kombëtare dhe një kallashnikovë, por lodër plastike është përfshirë si një ndër lajmet kryesore në mediat në Maqedoni dhe rajon.

Shkup, 25 Nëntor – Djaloshi ka qenë në fokusin e shumë fotografëve dhe kamerave, por ai nuk i ka shpëtuar edhe fotografive përkujtimore me manifestuesit që shëtisnin dje rrugëve të Shkupit, duke festuar 100 vjetorin e pavarësisë.

Një pjesë e portaleve maqedonase kanë shkruar se edhe pse kallashnikovi ishte lodër, me këtë gjest bëhej një porosi jo e mirë. Djaloshi ka nxitur debate dhe reagime në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësime se policia nuk ka reaguar ndaj skenave të tilla jopaqësore. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *