Home / Sport / Dortmund dhe Real barazojn, City drejt eliminimit

Dortmund dhe Real barazojn, City drejt eliminimit

Një perlë e Ozil tre minuta nga përfundimi i “heq gështenjat nga zjarri” Jose Mourinhos, me Los Blancos që barazojnë 2-2 përballë publikut të tyre ndaj një Borussia Dortmund spektakolare, që konfirmohet si skuadra më e fortë e këtij grupi. Manchester City është pothuajse i eleminuar pas barazimit 2-2 në shtëpi me Ajaxin dhe ajo që e mban në lojë është vetëm barazimi i Realit.

Vetëm një gjerman mund të shpëtonte Realin e Madridit përballë 11 gjermanëve të tërbuar në “Santiago Bernabeu”. Një perlë e Ozil tre minuta nga përfundimi i “heq gështenjat nga zjarri” Jose Mourinhos, me Los Blancos që barazojnë 2-2 përballë publikut të tyre ndaj një Borussia Dortmund spektakolare, që konfirmohet si skuadra më e fortë e këtij grupi. Verdhezinjtë bëjnë namin në 45 minutat e para, ku dy talentet Reus dhe Gotze shënojnë të dy nga një gol për rezultatin 2-1 pas pjesës së parë, ku për madrilenët barazoi provizorisht Pepe. Në pjesën e dytë Reali duket se karikohet në dhomat e zhveshjes dhe del që aty i gatshëm për të ndryshuar fatin e takimit, por Weidenfeller duket sikur ka bërë aleancë me fatin dhe në më shumë se një rast shpëton gjermanët nga pësimi i golit të barazimit. Gjithsesi portieri i Borussias dorëzohet pak para fundit përballë magjisë së Mesut Ozil që çon topin në rrjetë për një barazim që është oksigjen për klasifikimin e madrilenëve. Iker Casillas është i bindur se kualifikimi i Real Madrid në raundin tjetër të Champions League është në dorën e vetë skuadrës, pavarësisht barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmund në takimin e Grupit D. Kampionët e Spanjës për momentin renditen të dytët me 7 pikë nga 4 ndeshje. “Jemi vetëm një pikë prapa Dortmundit dhe gjithçka varet prej nesh. Do të vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë në këtë grup, i cili është ndër më të vështirët dhe me skuadra shumë të rëndësishme”, tha Casillas për UEFA.com.

Manchester City është pothuajse i eleminuar pas barazimit 2-2 në shtëpi me Ajaxin dhe ajo që e mban në lojë është vetëm barazimi i Realit. Skuadra e Mancinit e gjen veten shumë shpejt në disavantazh të dy golave pas dygolëshit të De Jong, por Ture dhe Aguero cojnë citizens drejt barazimit. Barazim me përmbysje dhe në Gelsenkirchen mes Schalkes dhe Arsenalit. Topcinjtë godasin dy herë në pjesën e parë me Walcott dhe Giroud por Huntelaar dhe Farfan nuk i lënë të dalin me pikët maksimale nga stadiumi i tyre. Olimpiacos rrezikon tashmë të nxjerrë jashtë Arsenalin, pas suksesit 3-1 në shtëpi me francezët e Montpellier.

Në “Karaiskaiqi” për ekipin nga Pireu shënuan Mashado, Greco, Mitroglu ndërsa për miqtë barazoi provizorisht Belhanda me 11-metërsh. PSG ka hedhur një hap pothuajse të sigurtë drejt kualifikimit në Grupin A pasi mundi me lehtësi Dinamon e Zagrebit. Në “Parc De Princes” skuadra e Ancelottit mundi 4-0 kroatët, ku Ibrahimovic nuk shënon por dhuron asiste te të gjithë golat e shënuar nga Alex, Matuidi, Menez dhe Horeau që ngjisin skuadrën franceze në vendin e dytë në renditje dhe tashmë i mjafton vetëm një barazim në sfidën e ardhshme ndaj Dinamos së Kievit për të siguruar kualifikim. Ukrainasit barazojnë 0-0 në shtëpi me Porton që është skuadra e parë e kualifikuar për në 1/8.

Milani vazhdon të çalojë. Në Champions League kuqezinjtë barazojnë 1-1 ndaj Malagas, që pëson golin e parë në këtë kompeticion, i cili mban vulën e Patos që më në fund rrëmben pas një mugese të gjatë koret e “San Siro”. Gjithsesi goli i tij nuk mjafton sepse në pjesën e parë kishte shënuar dhe Eliseu për andaluzianët, që arrijnë të sigurojnë kalimin në 1/8 me dy ndeshje advancë. Milani përveç Zenitit ndihet i rrezikuar tashmë dhe nga Anderlechti që fitoi 1-0 me një gol të të maskuarit, Mbokani dhe aktualisht belgët janë të tretët në grup me katër pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *