Home / Lajme / Maqedoni / DR-ja afër kualicionimit me BDI-në

DR-ja afër kualicionimit me BDI-në

Demokracia e Re e kryetarit të tanishëm Kastriot Haxhirexha ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale, ku në saje të disa takimeve të realizuara nga ana e kryesisë së partisë janë sjellë disa përfundime.

Një nga përfundimet ka qenë, që DR ti konkretizon disa kandidat të cilat do të dalin nga kjo parti, dhe të njëjtit të mos tërhiqen edhe sikur të shkohet në zgjedhjet lokale në kualicion me ndonjë parti tjetër.

Përfundimi tjetër ka qenë që DR të jetë parti e bashkimit me ndonjë parti tjetër, dhe si opsion më i mundëshëm do të ishte bashkimi, ose kualicionimi parazgjedhor me Bashkimin Demokratik për Integrim, dhe e treat, që në listat për këshilltarë në bazë të votave proporcionalishtë të kenë kandidat në listat e këshilltarëve edhe nga radhët e DR-së.

Jo zyrtarishtë siq mëson sq.kurir.mk kandidat të DR-së të cilët do ti shohim në garë për zgjedhjet lokale, dhe nga të cilët nuk do të heqin dorrë do të jenë: Lideri i kësaj partie Kastriot Haxhirexha do të jetë kandidat për Komunën e Dibrës, ish lideri Imer Selmani për komunën e Sarajit, Fatmir Etemi për komunën e Çairit, Abedin Zymberi për komunën e Likovës, Kushtrim Murtishi për komunën e Strugës, Abduladi Vejseli si kandidat i mundshëm për Tetovën, dhe Murat Ajdini për Komunën e Haraçinës. (sq.kurir.mk)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *