Home / Sport / Drita mundi Teteksin

Drita mundi Teteksin

Drita e Bogovinës ka fituar skuadrën e Teteksit me rezultat 1:0 në ndeshje e parë të javës së 15 në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë.

Në 90 minuta interesante dhe në terren të vështirë për lojë, të dyja skuadra kishin raste për të shënuar mirëpo vetëm Drita arriti të realizojë një prej tyre. Vendimtare rezultoi minuta e 25 kur Drita, kishte faull pran vijës anësore, Ardit Shaqiri për mrekulli krosoi në zonë, ku Amir Aliji me kokë dërgoi topin në rrjetën e Teteksit për epërsinë e vendasve me 1:0. Minutat në vazhdim sollën luftë të madhe në të dyja palët, të cilëve vështirësi u krijonte terreni i papërshtatshëm për lojë, ndërsa në pjesën e dytë Drita mundeshe të dyfishoje rezultatin kur së pari goditja e Shaqirit shkoi pranë shtyllës së portës kundërshtare, kurse pak më vonë me shumë mundë Georgievski ndali tentimin e Idrizit. Gjërat për vendasit mundeshin të marrin kahje negative në minutat shtesë kur Teteksi për pak sa nuk barazoi, mirëpo Bosnarkov me intervenim spektakolar shpëtoi portën e Dritës. Ishte kjo fitore e merituar e Dritës, në të cilën të gjithë futbollistët meritojnë lëvdata, mirëpo për një nivel më lartë se tjerët u dalluan, Ardit Shaqiri, që asistoi në golin e Alijit, vetë golashënuesi Aliji dhe Burim Sadiku. Përballja e dytë e javës së 15-të do të zhvillohet të shtunën, kur Pelisteri në terrenin vendas do të përballet me Rabotniçkin. Ndeshjet tjera luhen të dielën në të cilat, Shkëndija pret Bregallnicën, Vardari takohet me Renovën (ora 16:30),Metalurgu ndeshet me Horizontin, ndërsa Sileksi takohet me Napredokun.

Ndeshjet e javës së 15-të:
Drita – Teteksi
Pelisteri – Rabotniçki
Metalurgu – Horizont
Skkëndija – Bregallnica
Sileksi – Napredoku
Vardari – Renova

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *