Home / Sport / Drita vazhdon sipas planit

Drita vazhdon sipas planit

“Tjetër paraqitje e mirë, në të cilën ndoshta duhej të kishim shënuar fitore. Nëse bazohemi në faktin që kishim epërsi deri në mbyllje të takimit, ne ishim skuadra që kishim në duar tre pikët, por ja që vendasit arritën të barazojnë dhe duhet të pajtohemi me barazim. Edhe pse e kishim afër fitoren, patjetër të pranojmë se edhe kështu nuk është keq”, shprehet sulmuesi shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu.

Skuadra e Dritës vazhdon me paraqitjet pozitive në sezonin debutues në Ligën e Parë të futbollit në vend. Në kuadër të javës së 14-të, bogovinasit dolën me një pikë nga tereni i Kërçovës, në duelin me Napredokun, që paraprakisht këtë sezon kishte detyruar në kapitulim të gjithë rivalët, përfshi këtu edhe Shkëndijën dhe Vardarin. Por Drita doli e pamoshtur dhe jo vetëm kaq, pasi që Napredoku ishte skuadra që shmangu disfatën në çastet e fundit, meqenëse Drita kishte epërsi deri në minutën e 90-të. “Tjetër paraqitje e mirë, në të cilën ndoshta duhej të kishim shënuar fitore. Nëse bazohemi në faktin që kishim epërsi deri në mbyllje të takimit, ne ishim skuadra që kishim në duar tre pikët, por ja që vendasit arritën të barazojnë dhe duhet të pajtohemi me barazim. Edhe pse e kishim afër fitoren, patjetër të pranojmë se edhe kështu nuk është keq”, shprehet sulmuesi shkupjan i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili beson se skuadra e tij do të vazhdojë me paraqitjet pozitive. “Për momentin gjërat shkojnë sipas planit dhe ne jemi të kënaqur me paraqitjet dhe rezultatet. Normal çdo herë ka hapsirë për përmirësim dhe ne do tentojmë të bëjmë një gjë të tillë. Tani na pret sfida me Teteksin, të cilën duhet ta fitojmë, ndërsa do vazhdojmë të japim maksimumin për të marrë sa më shumë pikë edhe në takimet e mbetura. Pastaj në pauzën dimërore, ka vend për analiza, përforcime dhe përgatitje cilësore. Në përgjithsi pres sezon të suksesshëm në debutimin e Dritës në Ligën e Parë”, përfundoi Ardian Nuhiu, i cili është golashënuesi më i mirë i bogovinasve në këtë sezon.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *