Home / Lajme / Maqedoni / Dyert në NATO janë të hapura

Dyert në NATO janë të hapura

Ai këtë e theksoi sot në mbledhjen e 58-të vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Pragë. “Dyert e Aleancës janë të hapura dhe vazhdon trendi i Samitit të NATO të Pragës për pranimin e anëtareve të reja”, theksoi Rasmusen.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se dyert e Aleancës janë të hapura për vende të reja anëtare.

Ai këtë e theksoi sot në mbledhjen e 58-të vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Pragë. “Dyert e Aleancës janë të hapura dhe vazhdon trendi i Samitit të NATO të Pragës për pranimin e anëtareve të reja”, theksoi Rasmusen.

Ai ka folur edhe për sfidat globale të sigurisë, vatrat e krizës dhe angazhimin e NATO-s në misionet paqësore dhe misione tjera në botë. Rasmusen është ndalur edhe tek trendi i shkurtimit të buxheteve në sferën e mbrojtjes nga vendet anëtare, për shkak të krizës ekonomike me përmasa globale. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *