Home / Sport / E vërtetë, Horizonti fiton në Tetovë

E vërtetë, Horizonti fiton në Tetovë

Horizont Turnova ka ndalur hovin e Shkëndijës, duke fituar 2:1 në Tetovë në derbin e javës së 13-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Shkëndija humbi, por publiku tetovar ishte fituesi më i madh, pasi pranoi disfatën si sportive, ndërsa me duartrokitje përshëndetën ekipin kundërshtar. Drita fiton Rabotnickin me një gol të vetëm të Ardit Shaqirit. Renova mundi të shtunën Teteksin me golin e Sashko Pandevit.

Cdo seri ka fund, kështu edhe fitoret e Shkëndijës në Tetovë. Derbi i javës së 13-të në Ligën e Parë të futbollit në vend ndërmjet Shkëndijës dhe Horizontit, i ka takuar skuadrës nga Turnova, që fitoi me rezultatin 2:1 në mes të Tetovës. Në një ndeshje interesante mysafirët që në fillim treguan se janë ekip i papërshtatshëm dhe se në Tetovë kanë ardhur për befasi. Shkëndija dominonte lehtë në teren, ndërsa Horizonti me kundërsulme të shpejta, shfrytëzonte maksimalisht shpejtësinë e Bllazhevskit dhe shkaktonte problem për tetovarët. Shumë herët u pa se Bllazhevski do të jetë problem kryesor kur së pari fitoi një faul ndaj Demirit, ndërsa pak më vonë të njëjtët aktorë kontribuan për penalti për Horizontin. Vetë Bllazhevski ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë dhe realizoi për epërsi 1:0 të miqve. Deri në fund të pjesës së parë s’pati ndryshim në rezultat edhe përkundër disa kanosje të ‘kuqezinjëve’. Në pjesën e dytë Shkëndija ishte e tëra në sulm dhe kërkonte përmbysje. Horizonti ishte mbyllur dhe në kundërsulme kërkonte rastin për 2:0. Gjërat shkuan mirë për vendasit në minutën e 60-të, kur Ejupi ndalet në mënyrë të parregullt, ndërsa Meckarovski tregon penalti për Shkëndijën, Emini godet saktë nga pika e bardhë dhe barazon në 1:1. Minutat në vazhdim shkuan me sulme të njëpasnjëshme të Shkëndijës, rastet para portës kundërshtare dhe kundërsume të shpejta të Horizontit që në një rast me shumë fat shpëtoi portieri Nikov. Arbitri i katërt tregoi 4 minuta shtesë, ku Shkëndija me gjithë forcaty u hodh në sulm në kërkim të fitores, ndërsa ndodhi ajo që më së paku pritej. Kundërsulm i shpejtë i miqve, Neziri fluturon në të thatë, Bllazhevski shfrytëzon këtë, assiston për Ilievin, i cili realizon për fitore të madhe të Horizontit. Në ndeshjet tjera Drita me një gol të vetëm të struganit Ardit Shaqiri ka mundur 1:0 Rabotnickin. Sashko Pandev ka shënuar për fitore 1:0 të Renovës në derbin e Tetovës me Teteksin, Vardari minimalisht 1:0 mundi Napredokun në duelin e zhvilluar në Kumanovë, Bregallnica dorëzohet 2:1 në Kratovë me Sileksin, ndërsa Metalurgu fiton 0:1 në Manastir përballë Pelisterit.

Në javën e 13-të takohen:
Vardari – Napredoku 1:0,
Renova – Teteksi 1:0,
Shkëndija – Horizont T. 1:2,
Pelisteri – Metalurgu 0:1,
Sileksi – Bregallnica 2:1,
Drita – Rabotniçki 1:0.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *