Home / Lajme / Maqedoni / “Ecolog” priti delegacionin e BDI-së në Dusseldorf

“Ecolog” priti delegacionin e BDI-së në Dusseldorf

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në kuadër të vizitës në Gjermani realizoi takim me Lazim Destani në qendrën e kompanisë “Ecolog” në Dusseldorf.

Në këtë takim Ahmeti njoftoi Destanin me qëllimin e vizitës në shtetet evropiane dhe takimet me diasporën shqiptare si dhe për aktivitetet tjera që BDI i ndërmerr me qëllim të realizimit të programit të saj. Në veçanti e njoftojë për mundësitë e investimeve në Maqedoni.

“Ne jemi të vetëdijshëm që politikë të shëndoshë mund të ketë vetëm me ekonomi të qëndrueshme. Maqedonia ka nevojë për investime dhe krijim të vendeve të reja të punës. Jemi shumë të interesuar që të gjithë ata që kanë kapital dhe përvojë të vijnë të investojnë në vend. Ne u garantojmë sigurinë, kushtet dhe jemi në shërbim të investitorëve”, theksoi Ahmeti.

Duke folur për çështjen shqiptare, kryetari Ahmeti theksoi që ky vit është i rëndësishëm për shqiptarët, sepse këtë vit festojmë 100 vjetorin e ditës së Flamurit kombëtar dhe pavarësisë. Manifestimet fillojnë në Shkup, vazhdojnë në Prishtinë dhe përfundojnë në Vlorë e Tiranë.

Në Shkup do jenë edhe Kryeministrat Berisha dhe Thaçi. Me këtë rast Kryetari Ahmeti e ftoi Destanin që të merr pjesë në manifestimin qendror në Shkup dhe në hapjen e objekteve të reja të USHT-së në Tetovë, që siç theksoi Kryetari Ahmeti, të respektojmë të gjithë ata që dhanë kontribut për hapjen e UT-së, gjakun dhe djersen e shqiptarëve.

Lazim Destani falenderoi Ahmetin për vizitën dhe e vlerësoi si shumë pozitive takimet që realizohen me shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane. Ai gjithashtu theksoi që nëse bëhen krahasime se ku kemi qenë dhe ku jemi lirisht mund të thuhet se në periudhën e fundit 10 vjeçare në Maqedoni vërehen ndryshime pozitive por ka ende shumë punë për tu bërë sidomos në më shumë plane, por në veçanti atë ekonomik. Ai kërkoi që me angazhim të përbashkët të politikës dhe afaristëve të krijohen mundësi për shfrytëzimin e fondeve të ndryshme dhe me bashkëveprim të ndikojmë në zhvillimin e vendit. (INA)

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *