Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive:Çegran: Basisten shtëpitë e ish ushtarëve të UÇK-së

Ekskluzive:Çegran: Basisten shtëpitë e ish ushtarëve të UÇK-së

10 nëntor-Në orët e vona të pasditës së sotme, një ekip itelevizionit Koha, qëndroi në dy familje ku janë bërë bastisjet, ndërsa pronarët janë shprehur mjaft të revoltuar. Ish pjesëtari I Ushtrisë Clirimtare Kombëtare Hashim Sadiku, nga fshati Cegran tregon se aksioni është kryer me të vetmin preteks se vetëm kanë qenë pjesëtarë të UCK-së.

Aksion policor në fshatin Çegran të Gostivarit. Bastisen tre shtëpi të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Aksioni është zhvilluar në orët e pasditës ku sipas rrëfimit të pronarëve të shtëpive të bastisura aksioni ka zgjatur dy orë, dhe pas tij , policia ka marrë me vete edhe një person të cilin e mban të arrestuar. Edhe pse nuk ka pasur maltretime, megjithatë rrëfimet janë se familjet ku është kryer bastistja janë shqetësuar.

Policia e Maqedonisë, poashtu sot ka bastisur edhe në shtëpinë e Lulzim Azemit, ish pjesëtarë I UCK-së. SIpas tij, familjet janë shqetësuar për prezencën e madhe të forcave policore.

Policia gjatë ditës së sotme nuk ka dhënë detaje për këtë aksion, por vetëm shkurt ka informuar se aksioni policor është kryer me urdhër të gjykatësit hetues.
Më hollësisht në lajmet e orës 21.00 në televizionin Koha.
www.TV KOHA.TV

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *