Home / Lajme / Maqedoni / Ekspozita me flamuj bashkon Ahmetin dhe Thaçin

Ekspozita me flamuj bashkon Ahmetin dhe Thaçin

Rama në fjalimin e tij tha se “ nuk jam unë fajtor për takim mes Aliut dhe Menduhit, por është flamuri ai që ka bërë bashkë që të dy liderët të jenë bashkë sot në këtë ekspozitë”, tha Rama, duke përgëzuar të dy që pranuan ftesën të jenë bashkë në këtë eveniment.

Ekspozita me flamuj që është hapur të premten pas dite në qendrën për Kulturë në Tetovë ka bashkuar dy liderët e partive më të mëdha shqiptare, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Dy liderët kanë shtrirë dorën njëri tjetrit para qendrës për kulturë në pritje të ardhjes së liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama. Takimi mes dy liderëve është zhvilluar para një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të tubuar para qendrës për kulturë në Tetovë.

Bashkërisht tre liderët, më pas kanë marrë pjesë në hapjen solemne të ekspozitës me flamuj që është organizuar nga Partia Socialiste dhe Komuna e Tetovës. Ndërkaq, në ambientet e qendrës për kulturë në Tetovë fjalim para të pranishmëve mbajtën kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, lideri I bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama.

“Ju faleminderit që keni ardhur, kreut të PS Edi Rama kreut te BDI-së Ali Ahmeti dhe organizatorëve, urime kreut të Komunës për këtë organizim. Do ishte një gabim shumë i madh nëse nuk e bëni këtë organizim këtu sepse në 1968 përveç gjithë Kosovës demonstrata të fuqishme për flamurin ka pasur edhe në Tetovë por më duket vetëm në Tetovë. Gjithnjë do i mirëpresim tentativat e Shqipërisë për të na mësuar shqipen kulturën shqiptare por do presim edhe shumë ndihma tjera prej Shqipërisë”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

“Sigurisht që unë fitova nga rasti, Thaçi që të mendohem pak më shumë se ju dhe ta hodha. Kjo ekspozitë iu ngjan tamam periudhave në të cilat kanë vepruar shqiptarët si tërësi që nga periudha e Skënderbeut e deri tek aktet më të larta të ushtrive çlirimtare, të Kosovës dhe asaj Kombëtare Rilindja Kombëtare dhe varësisht prej fazave, gjeneratave, plejadave që kanë drejtuar çështjen kombëtare ashtu pasqyrohet edhe ekspozita me çka e përgëzoj organizatorin”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

“Ju shpreh mirënjohjen time dy miqve shumë të mirë, udhëheqësve shqiptarë të rëndësishëm Menduhit dhe Aliut për prezencën e tyre këtu dhe sigurisht nuk ia dijë vetes për meritë por ia dijë shqiponjës dhe flamurit që i bashkoi bashkë në këtë sallë. Ka një bukuri të jashtëzakonshme në këtë ekspozitë sepse, është rrugëtimi i flamurit tonë kombëtarë dhe shtetërorë bashkë, që nga 1911 kur Dedgjon Luli e ngriti atë jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë dhe deri në ditët e sotme”, deklaroi Ei Rama, kryetar i PS..

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *