Home / Sport / Eliminohen Renova dhe Drita

Eliminohen Renova dhe Drita

Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë, ku janë mësuar emrat e skuadrave gjysmëfinaliste. Shkëndija, Vardari, Sileksi dhe Teteksi janë skuadrat e kualifikuara në ½ e finales, pasi arritën të eliminojnë kundërshtarët e tyre.

Renova dhe Drita janë ekipet që u eliminuan edhe pse ambiciet e tyre ishin që të vazhdojnë garat në këtë kompeticion. Befasinë më të madhe e bëri Teteksi, që mundi Renovën si ‘mysafir’ 0:1, duke e eliminuar nga Kupa e Maqedonisë, ku xhepcishtasit janë fitues në fuqi. Pas ndeshjes së parë pa gola, pritej që Renova të siguronte kualifikimin në gjysmëfinale, mirëpo gjërat nuk rrodhën ashtu si kishin planifikuar xhepcishtasit. Një gol fantastik i Bobi Bozhinovskit, Teteksit i dha epërsi 1:0, ndërsa ky rezultat në fund u tregua të jetë përfundimtarë. Të kota ishin të gjitha tentimet e ‘gjipspunuesve’ për t’u rrikthyer në lojë, pasi porta e Teteksit mbeti e paprekur, kështu që Renova detyrohet për përshëndetet me Kupën e Maqedonisë, të cilën e shihnin se rrugë të vetme për të siguruar përsëri dalje në Evropë, njëjtë si vitin e kaluar kur fituan këtë kompeticion. Drita pas humbjes 2:1 në Bogovinë nga Sileksi, drejt Kratovës udhëtoi me shpresë për të përmbysur gjithcka në tentimin për të siguruar gjysmëfinalen, mirëpo Sileksi regjistroi tjetër fitore bindëse 3:0, duke kaluar me plotë meritë në raundin e rradhës. Velinov ishte heroi i takimit, me tre gola të shënuar, në minutën e 45-të nga pika e bardhë, ndërsa realizoi edhe në të 88 dhe 92. Shkëndija kalon në gjysmëfinale pasi mundi 5:1 Metalurgun në Shkup dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 kualifikohet më tej. Skuadra e fundit që siguroi vend në top-katërsh është Vardari, që mundi 2:0 Pelisterin në duelin e zhvilluar nga ora 18:00. Vardari kishte epërsi 1:0 nga ndeshja e Parë në Manastir, ndërsa me fitoren e re shkon më tej me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Rezultatet:
Renova-Teteksi 0:1,
Sileksi-Drita 3:0,
Metalurgu-Shkendija 1:5,
Vardari-Pelisteri 2:0.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *