Home / Lajme / Maqedoni / ESHS: Shkalla e personave të varfër në vitin 2010 është 27,3%

ESHS: Shkalla e personave të varfër në vitin 2010 është 27,3%

6 nëntor-Në rast se nga të ardhurat e përgjithshme të disponueshme të familjeve përjashtohen transferet sociale ku përfshihen edhe pensionet, atëherë shkalla e personave të varfër është 42,8%. Në rast se, megjithatë, përjashtohen vetëm transferet sociale, kjo arrin 30,5%, derisa shkalla e varfërisë me transfere të përfshira sociale dhe pensione arrin 27,3%.

Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2010 ka arritur 27,3%, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Të analizuara për nga llojet e amvisërive, më të prekura janë familjet e dy të rriturve me tre ose më shumë fëmijë të mbajtur financiarisht, me ç’rast 36,5% e personave të cilët jetojnë në familje të tilla janë të varfër. Sipas statusit më frekuent të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të papunë të varfër arrin 50,6%, derisa shkalla e personave të punësuar të varfër është 9,9%.

Në rast se nga të ardhurat e përgjithshme të disponueshme të familjeve përjashtohen transferet sociale ku përfshihen edhe pensionet, atëherë shkalla e personave të varfër është 42,8%. Në rast se, megjithatë, përjashtohen vetëm transferet sociale, kjo arrin 30,5%, derisa shkalla e varfërisë me transfere të përfshira sociale dhe pensione arrin 27,3%.

Enti Shtetëror për Statistikë për herë të parë i llogarit dhe i shpall të dhënat ndërkombëtare krahasuese për varfërinë për vitin 2010. Ato janë të ashtuquajturat Laeken indikatorët për varfërinë të bazuara në Sondazhin për të ardhura dhe kushtet për jetesë i cili është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Burim i llogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *