Home / Lajme / Maqedoni / Eurokomisionerja Malstrom: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë target për mekanizmin për pezullim të regjimit pa viza

Eurokomisionerja Malstrom: Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë target për mekanizmin për pezullim të regjimit pa viza

7 nëntor-Në pyetjen kur mund të presim që ky mekanizëm të hyjë në fuqi, eurokomisionerja e Punëve të Brendshme parashikon se është e mundur që i njëjti të vendoset deri në fund të këtij viti. Ajo thotë se Komisioni vetëm e propozon të ashtuquajturën “klauzolë mbrojtëse”, ndërsa Këshilli i ministrave të BE-së dhe Europarlamenti duhet ta votojnë të njëjtin që të hyjë në fuqi.

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë target i mekanizmit që do të mundësojë përkohësisht pezullimi i regjimit pa viza që Bashkimi Evropian e ka me vendet e treta.

Këtë sot e potencoi eurokomisionerja për Punë të Brendshme dhe Drejtësi, Sesilia Malstrom, në pyetjen nëse Komisioni është dyfytyrësh që sot kërkoi zyrtarisht nga disa vende-anëtare të BE-së ta lehtësojnë rregullin për marrje të vizave për turistët nga Rusia, Kina dhe Amerikan Jugore, ndërsa në të njëjtën kohë punon në mekanizmin për Maqedoninë dhe të tjerët nga rajoni.

“Bëhet fjalë për punë të njëjtë. Puna ime është përhapja e liberalizimit të vizave në sa më shumë vende të munduara. Në lidhje me mekanizmin për pezullim, ai na nevojitet për raste të jashtëzakonshme kur regjimi pa viza nuk funksionon. Në çdo rast, ky mekanizëm nuk është i targetuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, por në të gjitha vendet e botës, me të cilat BE-ja ka marrëveshje për udhëtim pa viza”, theksoi komisionerja Malstrom.

Sipas ministres joformale të Punëve të Brendshme të BE-së, vetëm me vendosjen e këtij mekanizmi, i cili thotë ajo është i qartë dhe transparent, do të rregullohen hapat e ndryshëm që mund të ndërmerren në situata të jashtëzakonshme.

“Kjo është e ndërlidhur. Kështu do të mund të vazhdojnë përpara në vendosjen dhe lirimin e më shumë vendeve për nevojëm e vizave. Liberalizimi i vizave sjell edhe papërgjegjësi, e ne kemi rritje dramatike të numrit të kërkuesve të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë shkak, para dy ditëve kam folur edhe në këshillin ministror në Tiranë, Shqipëri, ku ishin ministrat e Policisë nga këto vende dhe me të cilët kemi biseduar si të punojmë me këto vende për këtë rritje 75-përqindëshe të azil-kërkuesve për një vit”, deklaroi Malstrom, e cila shtoi se e gjithë kjo është pjesë e një procesi, e ajo është që të ketë rregulla të qarta dhe transparente, por edhe mundësi, jo vetëm një vendi përnjëherë t’i kthehen vizat, por rregulla dhe dispozita si mund të ndodh kjo.

Në pyetjen kur mund të presim që ky mekanizëm të hyjë në fuqi, eurokomisionerja e Punëve të Brendshme parashikon se është e mundur që i njëjti të vendoset deri në fund të këtij viti. Ajo thotë se Komisioni vetëm e propozon të ashtuquajturën “klauzolë mbrojtëse”, ndërsa Këshilli i ministrave të BE-së dhe Europarlamenti duhet ta votojnë të njëjtin që të hyjë në fuqi.

“Këshilli dhe Parlamenti Evropian janë bashkëlegjislatorë. Momentalisht diskutohet për atë dhe ka edhe disa çështje të kontaktohen. Shpresoj se do ta vendosim këtë mekanizëm deri në fund të këtij viti”, shtoi Malstrom.

Sipas burimeve tona nga Komisioni Evropian, mekanizmi tani më është kontraktuar edhe në Këshillin e ardhshëm të ministrave të punëve të brendshme duhet të miratohet. Problemi i vetëm është që Parlamenti Evropian, ku nuk mund të sigurohet dy e treta e shumicës që të votohet ky ligj

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *