Home / Sport / Europa League, kualifikohet Interi

Europa League, kualifikohet Interi

Që tani janë 7 skuadra të cilat kanë siguruar matematikisht kalimin në turin tjetër të Europa League, duke patur mundësinë të luajnë qetësisht në dy ndeshjet e mbetura dhe të eksperimentojnë me lojtarët e rinj.

Steaua Bukuresht, Inter, Rubin Kazan, Olimpik Lion, Bajer Leverkusen, Metalist Kharkiv dhe Hanover janë të gjitha ekipe që kanë kaluar në turin tjetër dhe tani do të mendojnë si të përgatiten për fazën e eliminimit direkt. Mes rezultateve më interesante të mbrëmjes bie në sy humbja e Liverpulit në fushën e Anzhi të Eto’o, që i mundëson zviceranëve të Jang Bois të arrijnë skuadrën angleze në vendin e dytë në grup, pas fitores kundër Udinezes.
Ka qenë një natë zhgënjyese për ekipet spanjolle, duke filluar nga kampionët në fuqi të Atletiko Madrid të cilët u mundën në Portugali nga Akademika. Edhe finalistët e edicionit të kaluar, Atletik Bilbao, u mundën në shtëpi me rezultatin 3-2 nga Olipik Lion.
Ndërkohë, kanë shkëlqyer skuadrat gjermane, me Bajer Leverkusen e Hanover që kanë siguruar qetësisht kualifikimin falë fitoreve ndaj Rapid Vjenës e Helsingborg. Barazim spektakolar mes Olimpik Marsejës dhe Borusia Mynshengladbah, ndërsa Totenhem kthehet në garë për kualifikimin pas fitores 3-1 kundër Maribor.

Rezultatet
GRUPI A
Anzhi Makhashkala-Liverpul 1-0
45′ Traore
Udineze-Jang Bois 2-3
47′ Di Natale, 83′ Fabrini / 27′ Bobadilla, 65′ Farnerud, 73′ Nuzolo
Renditja: Anzhi Makhashkala 7 pikë, Liverpul 6, Jang Bois 6, Udineze 4.

GRUPI B
Akademika-Altetiko Madrid 2-0
28′, 70′ (p) Uilson Eduardo
Viktoria Plzen-Hapoel Tel Aviv 4-0
23′, 76′ Kolar, 40′ Shtipek, 84′ Bakosh
Renditja: Atletiko Madrid 9 pikë, Viktoria Plzen 9; Akademika 4, Hapoel Tel Aviv 1.

GRUPI C
Fenerbahçe-AEL 2-0
11′ Kajt, 40′ Sou
Olimpik Marsejë-Borusia Mynshengladbah 2-2
54′ Barton, 67′ Aieu / 19′ Hanke, 90′ Arango
Renditja: Fenerbahçe 10 pikë, Borusia Mynshengladbah 5, Olimpik Marsejë 5, AEL Limasol 1.

GRUPI D
Klub Bryzh-Njukasëll 2-2
14′ Triçkovski, 19′ Jorgensen / 42′ Anita, 44′ Shola Ameobi
Bordo-Maritimo 1-0
16′ Belion
Renditja: Njukasëll 8 pikë, Bordo 7, Klub Bryzh 4, Maritimo 2.

GRUPI E
Molde-Steaua Bukuresht 1-2
55′ Çima / 21′ Çipçiu, 36′ Latovlevici
Kobenhavn-Shtutgart 0-2
76′ Ibisheviç, 90′ Harnik
Renditja: Steaua Bukuresht 10 pikë, Shtutgart 5, Kobenhavn 4, Molde 3.

GRUPI F
AIK Solna-PSV 1-0
12′ Bangura
Napoli-Dnjepro 4-2
5′, 77′, 88′, 90′ Kavani / 33′ Fedetski, 52′ Zozulia
Renditja: Dnjepro 9 pikë, Napoli 6, PSV 4, AIK Solna 4.

GRUPI G
Bazel-Videoton 1-0
80′ Streller
Sporting-Genk 1-1
64′ Van Volfsvinkel / 90′ Plet
Renditja: Genk 7 pikë, Videoton 6; Bazel 2, Sporting Lisbona 1.

GRUPI H
Neftçi-Rubin Kazan 0-1
16′ Diadiun
Partizan Beograd-Inter 1-3
90′ Tomiç / 51′, 75′ Palacio, 87′ Guarin
Renditja: Rubin Kazan 10 pikë, Inter 10, Neftçi 1, Partizan Beograd 1.

GRUPI I
Ironi Kiriat Shmona-Sparta Pragë 1-1
3′ Tasevski / 24′ Kueuke
Atletik Bilbao-Olimpik Lion 2-3
48′ Herrera, 55′ (p) Aduriz / 22′ Gomis, 45′ Gurkuf, 63′ Lakazet
Renditja: Olimpik Lion 12 pikë, Sparta Praga 7, Ironi Kiriat Shmona 2, Atletik Bilbao 1.

GRUPI J
Lacio-Panathinaikos 3-0
23′, 40′ Kozak, 59′ Flokari
Totenhem-Maribor 3-1
22′, 49′, 77′ Defo / 40′ Beriç
Renditja: Lacio 8 pikë, Totenhem 6, Maribor 4, Panathinaikos 2.

GRUPI K
Metalist-Rosenborg 3-1
4′ Taison, 69′ Kleiton Ksavier, 90′ Huan Torres / 42′ Doçkal
Bajer Leverkusen-Rapid Vjenë 3-0
4′ Hegeler, 53′ Shurle, 66′ Fridrih
Renditja: Bajer Leverkusen 10 pikë, Metalist Kharkiv 10, Rosenborg 3, Rapid Vjenë 0.

GRUPI L
Hanover-Helsingborg 3-2
3′, 50′ Diuf, 90′(p) Hushzhti / 59′ Gjurgjiç, 67′ Bedoja
Tuente-Levante 0-0
Renditja: Hanover 10 pikë, Levante 7, Tuente 3, Helsingborg 1.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *