Home / Sport / F1: Hamilton fiton në SHBA, Vettel pranë titullit

F1: Hamilton fiton në SHBA, Vettel pranë titullit

Piloti i McLaren-Mercedes, Lewis Hamilton, është fitues i garës së parafundit sezonale, asaj për Çmimin e Madh të SHBA-ve, e cila u zhvillua për herë të parë në Austin.

Vendi i dytë i takoi liderit të Formula 1, Sebastian Vettel (Red Bull), ndërsa i treti u rendit piloti i Ferrarit, Fernando Alonso.

Vendi i katërt i takoi pilotit tjetër të Ferrarit, Felipe Massa, ndërsa piloti i dytë i McLaren-Mercedes, Jenson Button, përmbylli top-pesëshin.

Para garës së fundit që do të mbahet në Brazil, piloti gjerman Vettel ka ngritur në 13 diferencën e pikëve kundrejt përcjellësit të parë, spanjollit Alonso.

Renditja e pilotëve:

1. Sebastian Vettel (273 pikë)
2. Fernando Alonso (260 pikë)
3. Kimi Raikkonen (206 pikë)
4. Lewis Hamilton (190 pikë)
5. Mark Webber (167 pikë)

Renditja e konstruktorëve:

1. Red Bull Racing-Renault (440)
2. Ferrari (367)
3. McLaren-Mercedes (353)
4. Lotus-Renault (302)
5. Mercedes (136)

Mund të thuhet se Red Bulli e ka siguruar titullin sa u përket konstruktorëve, ndërsa gara e Brazilit do të vendosë titullin e kampionit të Formula 1 këtë edicion.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *