Home / Lajme / Maqedoni / Fajon: Anulimi i fillimit të negociatave inkuadruese është keq për Maqedoninë, për rajonin dhe për BE-në

Fajon: Anulimi i fillimit të negociatave inkuadruese është keq për Maqedoninë, për rajonin dhe për BE-në

6 nëntor-“Unë absolutisht nuk mbështes bllokadë të mëtutjeshme të rrugës inkuadruese të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, sepse vendi pret tani më një kohë më të gjatë. Pikërisht në fillim të negociatave me Unionin shikoj si në një pjesë të zgjidhjes. Pres që Sofja dhe Shkupi, përmes një bisede të sinqertë t’i qetësojnë tensionet e paraqitura paradokohe”, thotë Fajon.

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon konsideron se është për të të ardhur keq që Maqedonia vazhdimisht është e rrethuar me çështje dhe konteste historike. Pas paralajmërimeve për veto në Samitin e dhjetorit të Bashkimit Evropian, kësaj radhe nga ana e Bullgarisë, ndërsa për shkak të akuzave për vjedhje të historisë bullgare, Fajoni në deklaratën për MIA-n nga Brukseli thotë se jetojmë në kohë në të cilën më shumë se kurdo herë nevojiten raporte të mira ndërfqinjësore dhe besim.

“Unë absolutisht nuk mbështes bllokadë të mëtutjeshme të rrugës inkuadruese të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, sepse vendi pret tani më një kohë më të gjatë. Pikërisht në fillim të negociatave me Unionin shikoj si në një pjesë të zgjidhjes. Pres që Sofja dhe Shkupi, përmes një bisede të sinqertë t’i qetësojnë tensionet e paraqitura paradokohe”, thotë Fajon.

“Është koha përfundimtare që të fillojnë bisedimet për inkuadrim me BE-në dhe të gjendet zgjidhje urgjente për çështjet e hapura dypalëshe. Çfarëdo qoftë anulimi në fillim të negociatave është keq si për Maqedoninë ashtu edhe për rajonin dhe në përgjithësi për Bashkimin Evropian. Nuk mendoni se negociatat do të sjellin stabilitet dhe progres? – pyet Fajon dhe vetë përgjigjet se pikërisht anulimi i bisedimeve inkuadruese do ta largojnlë vendin nga këto mirëqenie, duke potencuar se tani më jemi dëshmitarë të procesit të këtillë të jostabilitetit dhe mosdakordimeve.

“Bëhet fjalë për tranzicion të të gjitha segmenteve të shoqërisë dhe adaptimi i tyre ndaj normave dhe vlerave të BE-së. Nëse nuk bllokohet të gjitha këto katër vite prapa, Maqedonia do të jetë shumë më e qetë, më tolerante dhe më e hapur, sidomos drejt fqinjëve. Madje, edhe çështjet e hapura me siguri do të jenë më lehtë që të zgjdhen. Në vend të kësaj, ne shikojmë izolim të vendit që të është absolutisht politikë të gabuar”, është decide eurodeputetja sllovene.

Ndërkaq, fajon kohë të gjatë edhe zëshëm lufton kundër vendosjes së mekanizmit “klauzolë mbrojtëse” me të cilën Komisioni Evropian mundet në të ardhmen përkohësisht ta pezullojë regjimin pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave është edhe Maqedonia. Lidhur me mundësinë e heqjes së udhëtimit të lirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në vendet e Bashkimit Evropian, eurodeputetja fajon thotë se liria e udhëtimit, respektivisht udhëtimi pa viza për qytetarët e Maqedonisë, si dhe për ata nga vendet tjera të rajonit – nuk mundet të pezullohet brenda natës.

“Por, ekziston shqetësim i madh dhe presion gjithnjë e më i madh nga disa vende-anëtare të Unionit. Qeveria juaj duhet të bëjë përpjekje që t’i informojë qytetarët që të mos ta rrezikojnë udhëtimin e lirë dhe kuptohet, të harmonizohen me udhërrëfyesin nga liberalizimi i vizave”, potencoi Fajon, e cila është mbështetëse e madhe e Maqedonisë, vend në shtëpinë ligjdhënëse evropiane.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *