Home / Lajme / Maqedoni / Familja e Hasan Prishtinës premton ndihmë për Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Familja e Hasan Prishtinës premton ndihmë për Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

Familja atdhetare e patriotit legjendar Hasan Prishtinës ka premtuar dhe është përkushtuar për të ndihmuar shtëpinë e Kongresit të Alfabetit në Manastir.

Ky mesazh është dhënë drejtpërdrejt nga Manastiri nga ana e Mehmet Prishtinës, një nga nipërit e ish-kryeministrit Hasan Prishtina, i cili ishte pjesë e delegacionit nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, e prirë nga kryetari Skender Asani dhe shoqata tjera që qëndruan bashkë me pinjollët e familjeve atdhetare të Hasan Prishtinës, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Haxhi Zekës, Mehmet Pashë Derallës, Oso Kukës në Muzeun e Alfabetit Shqip me rastin e 104 vjetorit.

Me këtë rast, Mehmet Prishtina, këtij muzeu i dhuroi disa dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e Kongresit të Manastirit, si: procesverbali i Kongresit të Parë dhe të Dytë të Manastirit, procesverbalin e Kongresit të Elbasanit, së bashku me fotografitë përcjellëse të këtyre kongreseve. Mehmet Prishtina shfrytëzoi këtë rast të njoftojë se së shpejti do të investojë në kompletimin e dyerve dhe dritareve të reja të këtij muzeu.

Drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj, falënderoi mysafirët duke thënë se me këtë vizitë nderohet Kongresi i Manastirit dhe gjithë shqiptarët kudo që janë, të cilët përdorin shkronjat që rrodhën nga ky kongres 104 vjet më parë.

Të gjithë të pranishmit vlerësuan se Kongresi i Alfabetit përbën një nga ngjarjet më madhore historike të kombit shqiptar, paraprijëse e Pavarësisë së Shqipërisë, andaj gjithnjë duhet të përkujtohet me dinjitet. Gjithashtu u theksua se për Muzeun e Alfabetit në Manastir, të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe në çfarëdolloj pozitash gjenden, duhet të tregojnë kujdes të veçantë, dhe ta ndihmojnë në të gjitha format e mundshme.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *