Home / Sport / FIFA refuzon kërkesën për transferim të Drogbas

FIFA refuzon kërkesën për transferim të Drogbas

Sulmuesit të Shanghai Shenhuas, Didier Drogba, i është refuzuar kërkesa nga FIFA për t’u larguar në formë huazimi nga klubi kinez.

Drogba kishte kërkuar nga FIFA që t’ia lejonte menjëherë kalimin në formë huazimi te ndonjë klub i interesuar (Chelsea apo Juventusi) në mënyrë që të rikthente formën para Kupës së Kombeve Afrikane që mbahet në janar.

“Ne mund të konfirmojmë se Didier Drogba ka kërkuar autorizim për të kaluar te ndonjë klub në formë huazimi. FIFA e ka njoftuar atë për rregullat, se lojtarët mund të kalojnë nga njëri në klubin tjetër vetëm në dy afatet e parapara kalimtare”, shkruan në kouminkatën e organit më të lartë të futbollit.

Kështu shpresat e Drogbas për t’u kthyer te Chelsea barten për muajin janar, ku ai do të duhet të vendosë për një kthim në Ligën Premier apo për një kalim te Juventusi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *