Home / Lajme / Maqedoni / Filloi debati për buxhetin për vitin 2013

Filloi debati për buxhetin për vitin 2013

Shkup, 19 nëntor 2012-. “Ana e të ardhurave është projektuar për herë të parë në këto 20 vite në nivel i cili nuk është më i lartë se ana e të ardhurave të buxhetit nga viti paraprak. Kjo nënkupton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë propozon buxhet në të cilin nuk ka rritje të tatimeve, gjegjësisht të njëjtat ruhen në nivelin identik me çka Maqedonia edhe më tej do të ketë tatime më të ulëta në Evropë”, tha Stavreski.

– Buxheti i propozuar për vitin 2013, për të cilin prej sot filloi debati i komisionit kuvendor amë, është real dhe përgjigje përkatëse e ekonomisë evropiane dhe globale dhe ngjarjeve në Evropë. Detyra kryesore e Qeverisë, siç tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski duke e elaboruar propozimin, është nga njëra anë ta mbështesë rritjen ekonomike dhe kthimin e ekonomisë së Maqedonisë në rrugën e rritjes dhe nga ana tjetër t’i mbrojë kategoritë më të prekura të popullatës në kushte të krizës ekonomike.

Mbështetja e rritjes ekonomike në kuadër të buxhetit për vitin 2013, siç sqaroi ministri, është shprehur edhe në anën e të ardhurave edhe në anën e të dalurave. “Ana e të ardhurave është projektuar për herë të parë në këto 20 vite në nivel i cili nuk është më i lartë se ana e të ardhurave të buxhetit nga viti paraprak. Kjo nënkupton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë propozon buxhet në të cilin nuk ka rritje të tatimeve, gjegjësisht të njëjtat ruhen në nivelin identik me çka Maqedonia edhe më tej do të ketë tatime më të ulëta në Evropë”, tha ministri duke potencuar se kjo është mbështetje e drejtpërdrejt për ekonominë e Maqedonisë në drejtim të rikuperimit të ekonomisë dhe kthimit në rrugë të rritjes ekonomike pasi që në këtë mënyrë ruhen shpenzimet e ulëta për kompanitë për të dalurat, tha Stavreski.

Komponenti zhvillimor i buxhetit dhe mbështetja e ekonomisë, sipas ministrit, para së gjithash është shprehur në nivelin e lartë të investimeve kapitale, të cilat janë projektuar në nivel prej 10,4 për qind më lartë se të këtij viti. Ministri theksoi se me fillimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore, para së gjithash në pjesën e rrjetit transportues, infrastrukturën hekurudhore do të kontribuohet për realizimin e rritjes ekonomike i cili është paraparë në dy për qind.

Sipas propozimit të ardhurat e përgjithshme janë të paraparë në 147 miliardë e 957 milionë denarë, të dalurat janë në nivel prej 165 miliardë e 652 milionë denarë, ndërsa deficiti buxhetor është 3,5 për qind nga BPV-ja.

Është paraparë rritje e jashtëzakonshme e programeve shëndetësore, tek transferet sociale janë paraparë 74 miliardë e 340 milionë denarë. Është paraparë rritje prej 5 për qind e pensioneve, si dhe rritje pesë për qind e asistencës sociale. Njëqind e tridhjetë e pesë milionë euro nga buxheti janë të parapara për subvencione për bujqit. Tek të dalurat kapitale janë ndarë mjete për disa projekte të mëdha infrastrukturore para se gjithash për fillimin e ndërtimit të pjesës së mbetur nga autostrada e Korridorit 10, intesifikim i projektit autostrada Demir Kapi-Smkovicë, si dhe investime në pjesën e infrastrukturës hekurudhore në pjesën Kumanovë-Bellakocve dhe rinovimin e Korridorit 10. Në shëndetësi janë planifikuar 2 miliardë e 164 milionë denarë, 1 miliardë e 909 milionë denarë për arsim, mbrojtje të fëmijëve, 413 milionë denarë për zonat zhvillimore teknologjiko-industriale, si dhe 2 miliardë e 51 milionë denarë për sferën e energjetikës dhe infrastrukturës komunale.

Ministri i Financave theksoi se në kuadër të buxhetit për vitin 2013, gjithashtu, janë ndarë mjete për përforcimin e kapaciteteve në kopshtet për fëmijë me kuadër përkatës profesional dhe me përqendrim të veçantë në angazhimin e logopedëve. Në këto kuadro do të punësohen 252 persona, edukatorë përkëdhelëse dhe 52 logopedë në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, gjegjësisht në kopshtet për fëmijë dhe tetë logopedë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht institucionet shëndetësore.

“Pjesa e të ardhurave dhe të dalurave e buxhetit i pasqyron realisht gjendjet në ekonominë e Maqedonisë dhe pasojat që ekonomia e Maqedonisë i ka nga ngjarjet në ekonominë evropiane dhe në këtë kontekst paraqet përgjigje adekuate në drejtim të mbështetjes së ekonomisë dhe mbështetjes së mbrojtjes së kategorive më të prekura të popullsisë. Me këto të dhëna, me këto projektime Republika e Maqedonisë edhe në vitin 2013 do të jetë konzistente, do ta ruajë politikën fiskale konzistente dhe do të mbetet në kuadër të pesë vendeve më pak të detyruara në Evropë, theksoi ministri Stavreski duke e elaboruar buxhetin e propozuar për vitin 2013.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *