Home / Lajme / Maqedoni / FILLON AKSIONI PËR MBJELLJEN E FIDANËVE

FILLON AKSIONI PËR MBJELLJEN E FIDANËVE

Shoqata e Qytetarëve “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” sot do të fillojë me aktivitetet për mbjelljen e fidanëve, aksioni do të vazhdoj edhe ditën e neserme.

Shkup, 14 Nëntor – Shoqata e Qytetarëve “Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde” sot do të fillojë me aktivitetet për mbjelljen e fidanëve në kopshtin “Goce Delçev” dhe në shkollën me të njëjtin emër në Belimbegovë, komuna e Ilindenit, në kuadër të aksionit të 10-të jubilar.

Aksioni për mbjelljen e fidanëve vazhdon edhe nesër në kopshtin “Park” dhe në shkollën fillore “Kole Nedelkovski” në komunën e Qendrës, ku do të marrë pjesë aktori Sasho Ristovski.

Aksioni qendror për mbjelljen e drunjve, i cili këtë vit zhvillohet me moton “Është sportive që të mbillet” do të realizohet të mërkurën e ardhshme nëpër tërë Maqedoninë, në të cilin do të marrin pjesë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, përfaqësues të korit diplomatik, armata.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *