Home / Sport / Fiton Chelsea, Juve dhe Bayern, befasohet Barcelona

Fiton Chelsea, Juve dhe Bayern, befasohet Barcelona

Barcelona pati dy shtylla në pjesën e parë të takimit në Glasgow nga skuadra Celtic, por kjo nuk i mjaftoi as për barazim, pasi katalanasit humbin 2:1.

Lojë shumë e bukur dhe atraktive u zhvillua në “Stamford Bridge”, ku kampioni aktual Chelsea fitoi në fund të ndeshjes ndaj Shakhtar Donetsk, duke u bazuar sërish në fat të madh. Tri herë Chelsea kaloi në epërsi dhe arriti këtë triumf shumë të rëndësishëm por ende nuk e ka të sigurtë kualifikimin. Portieri Andriy Pyatov, i bëri dy gabime katastrofale në pjesën e parë dhe këtë e shfrytëzuan Fernando Torres dhe Oscar. Dy golat e mysafirëve i shënoi i jashtëzakonshmi Willian, i cili e mbajti skuadrën në lojë por në minutat e fundit, Victor Moises shënoi për fitoren e Chelsea prej 3:2.

Fat të ngjashëm pati edhe Manchester United, i cili deri vonë ishte në disavantazh kundër portugezëve të Bragës, në saje të golit nga penalltia të Wane Rooneyt dhe barazimit të rezultatit disa minuta më herët nga ana e Van Persiet. Krejtësisht në fund Manchester United ia doli të shënojë edhe një gol me anë të Chicharitos për fitore prej 3:1.

Barcelona pati dy shtylla në pjesën e parë të takimit në Glasgow nga skuadra Celtic, por kjo nuk i mjaftoi as për barazim. Skocezët ishin në epërsi me 2:0 deri nga fundi i takimit, por në minutën e 90-të Leo Messi arriti vetëm të zbusë këtë humbje, që ishte e para në grup për ekipin e Vilanovës. Victor Wanyama dhe Anthony Watt, shënuan me shkronja të arta emrin e tyre në klubin më të madh skocez, sepse kjo fitore do të mbahet gjatë në mend. Benfica e shfrytëzoi fushën vendase duke e mposhtur 2:0 Spartak Moskën, me dy golat e Cardozos, i cili poashtu edhe nuk arriti te realizoj nje 11 metersh dhe tash i ka shtuar gjasat që të kualifikohet, mirëpo i duhet edhe një fitore e një barazim në xhirot e fundit, duke shpresuar në ndonjë gabim të Celtic.

Bayerni i Munchenit, ndërkaq, i cili e përfundoi pjesën e parë të takimit kundër skuadrës franceze Lille me rezultatin 5:0, në fund u desh të kënaqej me 6:1. Claudio Pizzarro shënoi hat-trick, që në pjesën e parë, por me kaq nuk përfundoi kjo pjesë e lojës sepse Robben dhe në fillim Shëeinsteinger realizuan për 5:0, që nuk është parë me vite në Ligën e Kampionëve, që një skuadër shënon kaq shumë për 45 minuta lojë. Në pjesën e dytë Bayern shënoi vetëm edhe njëherë ndërsa pranoi një tjetër. Saolomon Kalue realizoi golin e vetëm për mysafirët ndërsa rezultatin final e vulosi Toni Kroos për 6:1. Nga ana tjetër Valencia shënoi fitore 4:2, ndaj Bate Borisov, dhe tash së bashku me klubin bavarez janë shumë afër kualifikimit. Jonas, Soldado, Gago dhe Feghouli, ishin realizuesit e pokerit të Valencias, kurse Bressan dhe Mazolevski shënuan për mysafirët, por qe nuk mjaftoi për t’iu shmangur disfatës.

Kampioni italian, Juventus, në duel me ekipin danez Nordsjeallend, e mbylli takimin me rezultat tejet bindës 4:0. Gjithçka përfundoi në pjesën e parë kur “zonja e vjetër” shëno tri herë. Claudio Marchisio, Arthuro Vidal dhe Sebastian Giovinco, realizuan golat e biankonerëve ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe Fabio Quagliarela për rezultatin final 4:0.

Galatasaray ia doli më në fund të fitojë si mysafir kundër vendësve të Cluj të Rumanisë me rezultatin 3:1. Hat-trick, per skuadren mysafire shenoj Yillmaz, ndersa golin e nderit per skuadren vendas e shenoj Sougou.

Rezultatet:
Chelsea 2 – 2 Shakhtar Donetsk
Juventus 4 – 0 FC Nordsjaelland
Bayern 6 – 1 Lille
Valencia 4 – 2 BATE Borisov
Benfica 2 – 0 Spartak Moscow
Celtic 2 – 1 Barcelona
Braga 1 – 3 Manchester United
CFR Cluj 1 – 3 Galatasaray

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *