Home / Lajme / Maqedoni / FORBS: MAQEDONIA E 37 PËR TË NGRITUR BIZNES

FORBS: MAQEDONIA E 37 PËR TË NGRITUR BIZNES

Maqedonia është radhitur në vendin e 37 në listën e 141 vendeve më të përshtatshme për të ngritur një biznes. Kjo bëhet e ditur nga lista e publikuar nga revista financiare amerikane Forbs. Sipas kësaj liste, Shqipëria është disa vende më poshtë edhe ate në vendin e 74.

Sipas Forbs, Maqedonia lë prapa edhe shumë vende të tjera të rajonit si Mali i Zi që radhitet në vendin e 45, Kroacia në vendin e 47, Bullgaria 49, Turqia 52, Greqia 68, Bosnjë – Hercegovina 85 dhe Serbia në vendin e 90.

Maqedonia është radhitur më e mira sipas kategorive për liri monetare dhe burokraci. Në kategorinë për mbrojten e investitorëve, Maqedonia radhitet në vendin e 19-të, në politikat tatimore në vendin e 22-të, në tregtinë e lirë 48, korrupsionin 40 dhe teknologjinë në vendin e 69-të.

Zelanda e Re është radhitur në krye të listës së Forbs, për shkak të transparencës dhe klimës stabile juridike, e cila nxit ekonominë. Në vendin e dytë është Danimarka dhe më pas vijojnë Hong Kongu, Singapori, Kanadaja, Irlanda, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Britania e Madhe.

SHBA-të në këtë listë qëndrojnë në vendin e 12, e cila vitin e kaluar ishte e 10, ndërsa në vitin 2009 në vendin e dytë. Forbs e përpilon këtë listë duke u bazuar në raportet e CIA, Freedom House, Heritage Foundation, Property rights aliance, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Botëror Ekonomik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *