Home / Lajme / Maqedoni / Fshatrat Poroji dhe Xhepçishti në hall me hajnat

Fshatrat Poroji dhe Xhepçishti në hall me hajnat

Sipas zhvillimeve të fundit në rrethinën e Tetovës ose më saktësisht në fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, një progres të lartë kanë marrë vjedhjet e ndryshme nëpër dhjetra shtëpi dhe dyqane të këtyre fshatrave.

Tetovë 18 Nëntor – Siç raportohet nga banorët, vetëm në muajin e fundit në Poroj dhe Xhepçishtë janë dëmtuar mbi 50 shtëpi kryesisht me pronarë të cilët jetojnë dhe punojnë jashta vendit ndërsa edhe disa dyqane të ndryshme si shitore, supermarkete dhe ndërmarje të ndryshme kanë qenë caku i vjedhësve. Banorët e këtyre fshatrave shprehen të shqetësuar në lidhje me zhvillimet në vend duke marrë parasysh edhe faktin se nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë ndërhyrje konkrete për të parandaluar dhe zbuluar autorët e gjithë këtyre veprave të njëpasnjëshme.

Ditëve të fundit në orët e vona kryesisht pas mesnatës në të gjitha lagjet e fshatrave pronarë të shtëpive dhe dyqaneve po mbajnë në vëzhgim pronat e tyre me qëllim që të evitohen edhe vjedhje të tjera. Sipas disa burimeve jozyrtare, të gjitha vjedhjet dyshohet të jenë kryer nga i njëjti grup autorësh të cilët veprojnë në mënyrë të njëjtë në çdo shtëpi dhe pronë, statistika të sakta dhe ndjekje konkrete mbi autorët e vjedhjeve nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme ende nuk ka pasur, derisa shqetësimi i banorëve të fshatrave në fjalë ditë pas dite shtohet, intervenimet për gjetjen e autorëve nga ana e policisë kanë dështuar. Kjo nuk është hera e parë që ka zhvillime të tilla në këtë rajon pasi edhe vitin e kaluar pikërisht në këtë periudh u kryen një numër i madh i vjedhjeve nëpër prona private dhe publike. (Shqip Media)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *