Home / Lajme / Maqedoni / Furnizimet abuzive me naftë, arrestohen 10 persona

Furnizimet abuzive me naftë, arrestohen 10 persona

Dhjetë të arrestuar është bilanci i aksionit policor nën kodin “Kerozin”, i cili u zhvillua dje dhe sot në Shkup, Veles dhe Negotinë.

Shkup, 16 nëntor – Dhjetë të arrestuarit, janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, i cili u ka shitur naftë institucioneve shtetërore dhe lokale në mbarë vendin. Mes të arrestuarve është edhe pronari i pompës së benzinës “Alma Komerc” nga Negotina.

Që të dhjetit dyshohen se u kanë shitur subjekteve më pak naftë nga sa është shkruar në faturë, veprim kjo që i ngarkon ata me vepër penale.

Gjatë kontrollit janë bastisur shtatë lokacione, nga të cilat tre në Shkup dhe katër në Negotinë, ndërsa janë zbuluar dhe konfiskuar tre cisterna të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, tre automjete “Maserati”, “Passat” dhe VW Cady”, 14 telefona celularë, kompjuterë, si dhe 26 mijë euro.

Sipas informacioneve të para, dëmet e shtetet përllogariten në dhjetëra mijëra euro.

Policia po heton edhe involvimin eventual të personave përgjegjës në institucionet e shtetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *