Home / Sport / Galliani: El Shaarawy nuk largohet

Galliani: El Shaarawy nuk largohet

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se Milani nuk e ka ndërmend që të heqë dorë nga Stephan El Shaarawy, përkundër tendencave të Manchester Cityt për ta transferuar atë.

20 vjeçari ka qenë në formë të lartë në Serie A duke qenë golashënuesi më i mirë me tetë gola në 11 paraqitje dhe duket se ka tërhequr interesimin e kampionëve të Ligës Premier.

“El Shaarawy te Manchester City? Mjaft me këto spekulime! Ai ka kontratë pesëvjeçare dhe ai së shpejti do ta rinovojë kontratën deri në vitin 2018”.

“Balotelli? Ndjej dashuri për të, por jo gjithmonë dashuria ka fund të mirë. Gjyqtarët? Tagliavento ishte gjyqtari i ndeshjes Inter-Juventus dhe ishte ai që referoi ndeshjen e Milanit ndaj Juventusit sezonin e kaluar. Nuk dua të them asgjë më shumë për të. Unë kurrë nuk do ta harroj golin e Sulley Muntarit të anuluar sezonin e kaluar”, ka deklaruar Galliani.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *