Home / Sport / Gerrard: Goli i Ibrës, më i miri që kam parë

Gerrard: Goli i Ibrës, më i miri që kam parë

Goli i katërt që shënoi “Ibracadabra” kundër Anglisë, nga një largësi prej 35 metrave në stilin “gërshërë”, duket e ka lënë pa fjalë kapitenin anglez Steven Gerrard.

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është bërë futbollisti i vetëm që ka arritur t’i shënojë katër gola në një lojë kundër Anglisë.

“Është goli më i mirë që e kam parë ndonjëherë. Nuk di se çfarë lëvdate më të madhe se kjo mund t’i jap”.

“Një goditje gërshërë nga një distancë prej 35 metrave, kur topi është dy metra lart.. Vetëm disa lojtarë të veçantë mund ta bëjnë këtë. Ishte një paraqitje e klasit botëror nga një lojtar i klasit botëror”, ka përfunduar Stevie G.

Ndër të shumtë që po e komentojnë golin e Ibrahimovicit, ishte edhe menaxheri i përfaqësueses së Anglisë, Roy Hodgson.

“Nuk ka dyshim që goli i katërt ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *